Partnerët dhe Mbështetësit: USAID, Fondi për Zhvillim Komunitar në Kosovë – CDF, Lehtësimi dhe Zhvillimi i Kosovës – KRD, Qendra për paqe dhe tolerancë – CPT
Përshkrimi i projektit
Të Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhja Lokale (AKT – LS) është një program i financuar nga USAID i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar në Kosovë – CDF dhe partnerët e saj AKTIV, KRD dhe CPT. Qëllimi i programit është të nxisë komunikimin pozitiv dhe konstruktiv ndëretnik të fokusuar në problemet, nevojat, dhe zgjidhjet e përbashkëta. Të Avancojmë Kosovën së Bashku Zgjidhja Lokale do të fokusohet në mundësitë e ofruara njerëzve që të mendojnë, flasin dhe të angazhohen me anëtarët e komuniteteve tjera. Kjo përfshinë mundësinë e integrimit më të mirë të tregjeve të komuniteteve jo-shumicë dhe shumicë, duke përfshirë zinxhirët e përmirësuara të vlerës në përgjithësi për të nxitur një qëndrueshmëri afatgjate ekonomike të bizneseve dhe rritjen e përgjegjshmërisë së administratave lokale për nevojat e shërbimit të komuniteteve jo-shumicë.
Target Komunat
Programi Avancojmë Kosovën së bashku – Zgjedhja lokale është paraparë për zbatimin e aktiviteteve dhe perzgjedhjen objektive të komuniteteve përfituese në 16 komunat partnere të Kosovës, përfshirë edhe komunat në veri të Kosovës.