FORCIMI I PJESËMARRJES SË OSHC-VE NGA RADHËT E KOMUNITETIT SERB TË KOSOVËS NË PROCESIN E VENDIMMARRJES NË NIVELIN QENDROR NË KOSOVË

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është përforcimi i aftësive të pjesëmarrjes, formulimit të politikave dhe përfaqësimit të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) të serbëve të Kosovës në institucionet e nivelit qendror në Kosovë, ashtu që të përmbushen interesat e ndryshëm të komuniteteve jo-shumicë, posaçërisht komunitetit serb të Kosovës, gjë që do të reflektohej pastaj në vendimmarrje në nivelin qendror, politikat qeveritare dhe strategjitë nacionale. Në këtë drejtim, platforma negociuese Empirika, që e udhëheq OJQ AKTIV, do të udhëheqë tri seri aktivitetesh (të ashtuquajtura SoAs; duke përjashtuar aktivitetet e planifikimit e përgatitjes), që për pasojë do të kenë tre rezultatet kryesore:

1) SoAs 1: Nisma që rrisin pjesëmarrjen dhe kapacitetet për përcjellje të OSHC-ve të serbëve të Kosovës në nivel qendror, mekanizma qeveritarë të konsultimeve, si dhe platforma të politikave nacionale; –> Rezultati 1) Rritje e pjesëmarrjes, bashkëpunimit e komunikimit të OSHC-ve të serbëve të Kosovës me institucionet në nivel qendror (vendimmarrësit), si dhe kapacitete më të mira për përcjellje të detajuar të ngjarjeve aktuale kulturore, shoqërore, politike e ekonomike.

2) SoAs 2: Nisma që mbështesin profesionalizimin e politikave të organizatave anëtare të Empirika-s, si dhe shkathtësive për implementimin e tyre, të cilat si pasojë do të ndihmonin në hartimin e propozim-politikave; –> Rezultati 2) Informim më i mirë i Qeverisë së Kosovës për problemet dhe zgjidhjet lidhur me të drejtat e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, sidomos atyre që lidhen me komunitetin serb të Kosovës.

3) SoAs 3: Nisma për rritjen e aftësive të OSHC-ve të serbëve të Kosovës që të angazhohen për implementim të politikave dhe komunikim të politikave të propozuara me institucionet në nivelin qendror si dhe me vendimmarrësit; –> Rezultati 3) Implementimi i politikave praktike nga ana e institucioneve në nivelin qendror, për të avansuar të drejtat e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, sidomos atyre që kanë të bëjnë me komunitetin serb të Kosovës.

Ky projekt përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. 

Kohëzgjatja e projektit është 14 muaj.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd