QËLLIMI i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në krijimin e shoqërive socialisht kohezive duke zhvilluar kapacitetet e organizatave rinore për të trajtuar papunësinë e të rinjve dhe për të kontribuar në fuqizimin e të rinjve, përfshirë të rinjtë me më pak mundësi, duke u ofruar atyre akses në mundësi të reja për zhvillimin e aftësive të tyre për punësim dhe kompetencave sipërmarrëse përmes bashkëpunimit me sektorin e biznesit dhe atë arsimor.
OBJEKTIVAT KRYESORE TË PROJEKTIT:
- të përmirësojë bashkëpunimin midis përfaqësuesve të sektorit rinor, biznesit dhe arsimit nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian;
- të zhvillojë kapacitetet e përfaqësuesve të sektorit rinor për të bashkëpunuar me përfaqësuesit e sektorëve arsimorë dhe të biznesit për të trajtuar papunësinë e të rinjve dhe për t’u ofruar atyre mundësi të reja për të zhvilluar kompetencat e tyre dhe për të rritur mundësitë e tyre për punësim;
- të mbështesë bashkëpunimin online midis përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm, shkëmbimin e njohurive dhe të rinjve duke krijuar një PLATFORMË RRJETËZIMI ONLINE;
- të mbështesë zbatimin e procesit të Berlinit.