Fusha e fokusit/Objektivi
Politikat Publike dhe Partneritetet Institucionale
Lidhja e komuniteteve të ekspertëve për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për sfidat e përbashkëta të politikave
Qëllimi i projektit
Projekti synon të bashkojë organizatat e shoqërisë civile/think tanks që trajtojnë përfshirjen dhe pjesëmarrjen e komuniteteve minoritare në proceset vendimmarrëse. Qëllimi kryesor është të kontribuojë dhe të lehtësojë zhvillimin e politikave më të mira publike dhe institucionale që fuqizojnë përfaqësuesit e komuniteteve minoritare në Kosovë, me një fokus të veçantë te komuniteti serb i Kosovës.
Periudha e zbatimit
22/05/2023 – 31/12/2023
Përshkrim i shkurtër i projektit
Nisma e propozuar do të bashkojë partnerë nga vendet e Vishegradit për të shqyrtuar sfidat e përbashkëta që lidhen me përfshirjen e minoriteteve në proceset vendimmarrëse dhe për t’i lidhur ato me organizata dhe palet e interesuara në Kosovë (WB6). Në këtë kuptim, dhe në një mjedis të strukturuar, do të lehtësojë krijimin e lidhjeve të reja dhe të qëndrueshme midis grupeve të synuara, duke mundësuar zhvillimin e zgjidhjeve të reja dhe të bazuara në politika për problemet që synon të adresojë projekti.
Parashikohet që të krijohet një platformë që bashkon përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve kërkimore nga vendet partnere të V4 dhe Kosova, për të nxitur dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm mbi problemet që prekin komunitetet minoritare në vendet e synuara.