“Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë” është projekt i financuar nga qeveria britanike i cili do të zbatohet nga shtatori i vitit 2020 deri në gusht të vitit 2022. Ky projekt do të realizohet në tri komuna të Serbisë, në vendbanimet ku administrata komunale dhe shoqëria civile kanë dëshmuar angazhimin e tyre në përmirësimin e jetës së të gjithë banorëve dhe si rrjedhim do të përfitojnë nga një projekt i kësaj natyre.
Duke u fokusuar në planifikimin e shërbimeve sociale me pjesëmarrje, të plotësuar me financim të granteve për organizatat lokale të shoqërisë civile, projekti angazhon ekspertizën e anëtarëve të konsorciumit të projektit me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e komunave për të siguruar që shërbime sociale të cilësisë së lartë janë në dispozicion për të gjithë. Duke lidhur nevojat e qytetarëve me planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve komunale, ky projekt do t’ju ndihmojë të siguroni gjithëpërfshirje dhe efikasitet në ofrimin e shërbimeve sociale, duke përmirësuar kështu jetën e të gjithë banorëve të komunës.
Objektivi kryesor i kësaj qasjeje është të sigurojë që qytetarët në Serbi dhe Kosovë janë të aftë të bashkëndiejnë më mirë perspektivën e njëri-tjetrit, të luajnë rol aktiv qytetar në shoqëri dhe t’i gëzohen diversitetit.
Projekti zbatohet në Kosovë prej konsorciumit të udhëhequr nga Peaceful Change initiative (PCi), organizatë bamirëse e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim të ngushtë me People in Need (PiN), organizatë joqeveritare ndërkombëtare e regjistruar në Republikën Çeke, dhe në partneritet me Aktiv, organizatë joqeveritare me bazë në Kosovë.