SIGUROJNË KORNIZË TË QËNDRUESHME PËR PJESËMARRJE QYTETARE DHE VENDIMMARRJE DEMOKRATIKE NË NIVEL INSTITUCIONAL LOKAL DHE QENDROR NË KOSOVË

Partnerët dhe Mbështetësit: Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Danida dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

Qëllimi i projektit:

Qëllimi pasqyron angazhimin e organizatës për të kontribuar në praktikat pluraliste dhe gjithëpërfshirëse vendimmarrëse në Kosovë, të cilat kanë parasysh interesat dhe nevojat e komuniteteve pakicë, si një parakusht për krijimin e shoqërisë demokratike dhe tolerante.

Rezultatet e Veprimit:

1. Rritja e praktikave demokratike në procesin e vendimmarrjes në Kosovë nëpërmjet përfshirjes efektive në veprim të sektorit civil serb të Kosovës në nivel të politikave.

2. Dinamikë të shtuar të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe grupeve minoritare.

3. Ngritja e kapaciteteve të OShC-e serbe të Kosovës për të ndikuar në zhvillimet politike në Kosovë

Aktiviteti zhvillohet në katër komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës me impakt në komunitetin serb të Kosovës, OSHC-të që përfaqësojnë interesat e komunitetit serb të Kosovës si dhe vendim marrësit të nivelit vendor dhe local.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd