RRITJA E BASHKPUNIMIT PAS MARRËVESHJES SË BRUKSELIT ME KOSOVËN

Partneret dhe mbeshtetësit: Ambasada Britanike

Teoria e ndryshimit

Bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik janë faktorë thelbësor në procesin e stabilizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Marrëdhëniet ndëretnike të trazuara në Kosovë janë duke ndikuar në mjedisin e përgjithshëm të biznesit duke iu mohuar/pamundësuar  serbëve e Kosovës të hynë në tregun e përgjithshëm të Kosovës, mbështetjen institucionale dhe mundësinë e rrjetëzimit. Si pasojë e kesaj, potencialet e zhvillimit të biznesit të serbëve të Kosovës nuk kanë arritur nivelin optimal as bashkëpunim ekonomik për të kontribuar plotësisht në rritjen e shpejtë të marrëdhënieve ndër komunitare në Kosovë. Për të trajtuar këtë deficit është e nevojshme të ndihmojme NMVMn për të gjeneruar lidhjet e biznesit me homologët shqiptarë të Kosovës, gjë që do të ndikonte në zgjerimin e mundësive për qasje në tregun e përgjithshëm të Kosovës. Ky proces do të nxisë dinamikën favorshme për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe do të vë themelet për bashkëpunim dhe rrjetizim të vazhdueshem dhe pa asistim. Bashkëpunimi etnik i bazuar në interesa të forta përbashkëta, për shembull në interesa ekonomike, është një faktor i fortë kontribues në procesin e përgjithshëm të lehtësimit të marrëdhënieve ndër-komunitare. Parakusht për vetë-qëndrueshmërinë e këtyre veprimeve është ndërtimi i korporatave bazuar në nevoja të perbashkta. Një bashkëpunim i tillë në sektorin ekonomik duhet të shtrihet në dy nivele; së pari duke qënë kontakt i drejtëpërdrejtë i biznesit individual dhe biznesit sektorial dhe së dyti në nivelin e krijimit të politikave të përbashkëta në veprimet ndërmjet ndërmarrësve nga të dy komunitet, gjë që do të kontribuonte në krijimin e një ambienti të suksesshëm për biznes. Të dyja këto qasje janë lehtësuar në kuadër të projektit të propozuar në këtë dokument.

Rezultati 1: Rritja e bashkëpunimit ekonomik në mes të veriut dhe jugut të Kosovës për të kontribuar në krijimin e një tregu të integruar dhe të unifikuar dhe stabilizimin e gjendjes së përgjithshme socio-politike ndërmjet grupeve etnike në tërë Kosovën

Rezultati 2: Komuniteti i biznesit në veri dhe në pjesën tjetër të Kosovës, është informuar për efektet e marrëveshjes së Brukselit në mjedisin e biznesit dhe adreson nevojat për mbështetje në nivel politik në avancimin e mundësive të biznesit.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd