RRITJA E BASHKËPUNIMIT MES BIZNESEVE TË VERIUT TË KOSOVËS DHE ODËS EKONOMIKE TË KOSOVËS

Partnerët dhe Përkrahësit: Ambasada e SHBA- së Prishtinë Programi I Granteve të Vogla të Komisionit Demokratik

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë bizneset e veriut të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit me sektorin e biznesit që vepronë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me lehtësimin e Odës Ekonomike të Kosovës. Kjo do të arrihet nëpërmjet:

Objektivi 1. Rritja e informacionit dhe udhëzimeve për regjistrimin e bizneseve në kuadër të Kosovës përmes shpërndarjes së 500 broshurave në tërë veriun e Kosovës, si dhe lehtësimin e zgjidhjes së vështirësive aktuale për kryerjen e biznesit në përputhje me kornizën e Kosovës në veri të Kosovës. Kjo do të bëhet duke organizuar tri takime të mbyllura në Prishtinë në mes të grupeve të bizneseve të Kosovës veriore dhe institucioneve të ndryshme të Kosovës dhe akterëve tjerë.

Objektivi 2. Rritja kontaktit dhe bashkëpunimit në mes të bizneseve të veriut të Kosovës dhe OEK permes: a) organizimit të një konference të përbashkët në veri të Mitrovicës; b) eksplorimit të mundësive konkrete për bashkëpunim ndërmjet bizneseve, OEK-ut dhe akterëve përkatës në dy takime të mbyllura në Prishtinë; dhe, c) në përfundim të projektit, botimi i një raporti me rekomandime specifike për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të veriut dhe OEK-ut.

Objektivi 3. Mbështetja e krijimit të sinergjive ndër-institucionale dhe eksplorimi i mundësive për rritjen e lidhjeve në mes të 30 bizneseve të veriut të Kosovës dhe akterëve relevantë duke organizuar një konferencë të dytë në veri të Mitrovicës

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd