Përkrahësit dhe partnerët: Tha Balkan Trust for Democracy
Përshkrimi I Projektit: Fraza e cila më së miri përshkruan Kosovën veriore gjatë 15 viteve të fundit është “shoqëri e mbyllur”. Kjo situatë është si pasojë e ndjenjës së vazhdueshme të ekzistimit “ të kërcnimit të jashtëm”, e shkaktuar nga frika se veriu do të integrohet në një Kosovë të gjërë, ose do të mbipopullohet dhe asimilhet nga shqiptarët e Kosovës. Si pasojë, potenciali demokratik i shoqërisë është i zhvlerësuar dhe shkon drejt shkëputjes së plotë të elitave politike dhe elektorale dmth vet komuniteti. Hapësira publike është e bllokuar me lajme dhe diskutim të kontrollouar mbi statusin e Kosovës dhe integrimin e veriut, e cila nuk lë hapësirë për mendimin i cili ndryshon nga tregimi zyrtar.
Objektivat e projektit:
- Për të ringjallur kulturën e debatit në mesin e të rinjve nga Mitrovica, Prishtina dhe Beogradi, me qëllim të diskutimit të temave të hapura / çështjeve informuese dhe këtë ta bëjnë në mënyrë të hapur;
- Për të zvogëluar diskrepancën e madhe në qëndrimet, pikëpamjet dhe interpretimet e ngjarjeve të fundit në mes të të rinjve (nxënësve) nga Mitrovica, Prishtina dhe Beogradi;
- Për të kontribuar në pjesëmarrjen e komunitetit, subjekteve civile dhe të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe jetën publike.