FUQIZIMI I PËRGJIGJES INSTITUCIONALE NDAJ DHUNËS NË FAMILJE NË VERI TË KOSOVËS

Partnerët dhe Mbështetësit: Ambasada e Finlandës, UN Women

Ky projekt edhe më tej kërkon të përmirësojë statusin e viktimave të dhunës në familje në veri të Kosovës, përmes ngritjes  së kapaciteteve institucionale dhe zbatimit të normave ligjore ndërkombëtare dhe vendore mbi dhunën në familje. Përgjatë rrjedhës së periudhës së zbatimit, AKTIV do të përpiqet të ndërtojë një koalicion të gjerë të mbështetjes për viktimat e dhunës në familje.  Ky kualicion do të përfshijë organizatat e shoqërisë civile, si dhe përfaqësues nga institucionet publike, përfshirë edhe komunat.

Objektivat kryesore:

1.Të krijojmë  një sistemi efikas dhe të qëndrueshëm për përgjigje institucionale lidhur me çështjet e dhunës në familje në veri të Kosovës.

2.Të nxisim përgjegjësi institucionale në trajtimin e të drejtave të grupeve të rrezikuara sociale.

3.Të hedhim bazat për krijimin dhe ndertimin e një shtepie të sigurt në veri të Kosovës.

Rezultatet e projektit:

Rezultati 1: Një studim i fizibilitetit është kryer nga profesionistë lokal dhe ka identifikuar me sukses nevojat dhe drejtimet strategjike për përpjekjet për të arritur të gjitha parakushtet e kërkuara për themelimin e një shtëpie të sigurt. Është siguruar bashkëpunimi fillestar me Policinë e Kosovës dhe autoritetet tjera relevante.

Rezultati 2: Trajnimi për ngritjën e kapaciteteve për institucionet relevante vendore dhe Policinë e Kosovës është kryer. Institucionet tashmë kanë kapacitet të shtuar për t’u marrë me rastet e dhunës në familje në mënyrë efektive

Rezultati 3: Angazhimi institucional për ngritjen e shtëpisë së sigurt, marrë nga autoritetet përkatëse lokale.  Janë hedhur bazat për ndërtimin e shtëpisë së sigurt.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd