AKTIV ART CENTER

Partnerët dhe përkrahësit: Mercy Corps

Objektivat:

  • Të përkrahim dhe promovojmë aktivitetet kulturore si formë e dëshiruar e angazhimeve sociale me komunitetet lokale
  • Të inkurajojmë përdorimin e artit për të shprehur sfidat sociale si dhe mjetet e forcimit të dialogut pozitiv
  • Të inkurajojmë vetëdijësimin kulturor permes aktiviteteve kulturore dhe artistike si dhe ekspozitave të cilat do të njoftonin rininë lokale   me kultura dhe tranzicione të ndryshme
  • Të përkrahim artistët amatorë lokal në mënyrë që të inkurajojmë aspirata artistike tek ta.

Përshkrimi:

Aktivi identifikon kulturën si element kyq të punës së vet projektuese. Arti ka kapacitete dhe mundësi të bashkojë njerëz nga grupe të ndryshme të margjinalizuara dhe më pak të prezantuara si dhe të ngrisë zërin e tyre permes aktiviteteve kulturore. Artistët vendor kanë nevojë për mjete për të ndërtuar dhe shfaqë talentin e tyre si dhe të zhvillojnë kontakte profesionale. Aktiviteti kulturor është një mjet I rëndësishëm i shprehjes artistike dhe politike dhe është më se i nevojshëm të zhvillohet në Kosovën veriore.

Grupi i projekteve individuale të ofruara nga QAA janë orjentuar për të ndihmuar artistët vendas të zhvillojnë dhe të shfaqin talentin e tyre duke përdorë metoda dhe teknika të reja dhe inovative.

Qendra Art Aktiv zotëron artin e përballjes me disa projekte të ndryshme në të njëjtën kohë. Në çdo muaj të caktuar, ndërtesa në rrugën Mbreti Petri në Mitrovicën e Veriut ishte nikoqire e një rrjeti të gjerë të ekspozitave, koncerteve, shfaqjeve teatrore, orëve dhe netëve të diversitetit kulturor. Një numër i madh i të rinjve dhe qytetarëve vendas kanë përfituar nga mundësia për të bashkëpunuar në forma të ndryshme të artit alternativ.

Vizitoni faqën në Facebook Qendra Art Aktiv për informacion të reja lidhur me ngjarjet dhe orët e  ardhshme.

Rezultatet:

  • Rreth 100 por së paku 50 artist vendor në Kosovën veriore (Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) do të jenë grupe drejtpërdrejti në shënjestër dhe do të:
    • Prezantohen me forma të reja të artit
    • Të pasurohen me aftësi të praktikimit të artit përmes kurseve dhe parimeve të furnizimit dhe materialeve.
    • Të jenë në gjendje të ekspozojnë punët e tyre para publikut
  • Komunitetit vendor (grupet e prekura në mënyrë indirekte, përafërsisht 500 ose më shumë anëtarë nga kumunitetit vendor) do të:
    • Prezantohen me forma të reja dhe aplikative të artit
    • Marrin pjesë ose bashkëpunojnë në një projekt arti.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd