ZBUTJA E KONFLIKTEVE PËRMES LIDHJEVE LIDERSHIPE TË KOMUNITETIT

Partnerët dhe Mbështetësit: Instituti Kombëtar Demokratik për Çështje Ndërkombëtare

Përshkrimi i projektit: Projekti ka për qëllim të lehtësojë dhe mundësojë komunitetin Kosovar shqiptar dhe serb të përmirësojnë marrëdhëniet ndër etnike duke iu ofruar mundësi për një dialog formal dhe jo formal si dhe bashkëpunim. Projekti do të angazhojë udhëheqës të komuniteteve, studentë, gra, ndërmarrës dhe të rinjë. Projekti inkurajon anëtarë nga komunitete të ndryshme të angazhohen dhe të kontaktojnë me njerëz lidhur me çështjet që ndajnë dhe bashkojnë ata.

Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave

Statusi: Në vazhdimësi

Kohëzgjatja: 21 muaj,

Partnerët dhe Mbështetësit: Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve, UN Women

Si partner i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI), Aktiv filloi të punojë në një projekt të hartuar për fuqizimin e grave e pakicave në Kosovë. Roli i AKTIV-it në këtë projekt është përqëndruar rreth ofrimit të ndihmës ligjore në veri të Kosovës dhe Graçanicë. Grupet e synuara janë gratë serbe dhe rome dhe ato të komuniteteve lokale. Së pari, projekti do të trajnojë, të angazhojë dhe të mbështesë shtatë femra aktiviste lokale si mbrojtëse ligjore të komuniteteve. Këto mbrojtëse do të ofrojnë të mbijetuarat e DHBGJ me këshilla dhe ndihmë për t’iu qasur shërbimeve të Kosovës për parandalim dhe trajtim. Andaj projekti ndihmon  gratë e pakicave në komunat e përzgjedhura,  që të janë në gjendje më të mirë dhe më të gatshme të kontaktojnë shërbimet e parandalimit dhe të trajtimit të DHBGJ. Shtatë femrat aktiviste do të marrin trajnim dhe përvojë si këshillëdhëse ligjore ndërsa 1.890 gra të pakicave do të marrin këshilla dhe ndihmë nga ato lidhur me çështjet e DHBGJ.

Objektivat:

• Fuqizimi I grave lokale përmes ofrimit të njohurive lidhur me proceset ligjore

• Edukimi i grave lokale lidhur me të drejtat e tyre në rastet e dhunës në baza gjinore, divorcin, kujdestarinë e fëmijëve dhe çështje të tjera

• Përmirësimi i gjendjes së përgjithshme të grave të komuniteteve lokale lidhur me çështjet që trajtojnë dhuna me bazë gjinore e të ngjashme

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd