Partnerët dhe Përkrahësit: Projekt i financuar nga BE, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Përshkrimi:
Ky projekt ka për qëllim rritjen e kapacitetit të sektorit të shoqërisë civile. Gjithashtu kërkon rritjën e një strategjie të komunitetit në terren, dhe forcimin e mundësisë së qytetarëve për të lobuar në nivel politik. Ky projekt do të udhëheqë një numër të zgjedhur të organizatave të shoqërisë civile nëpërmjet një procesi i cili do të rrisë kapacitetin e tyre për të punuar me komunitetet lokale. Kjo qasje do të jetë reciprokisht e dobishme për sektorin jo-qeveritar në veri të Kosovës, si dhe për popullatën lokale.
Synimet e projektit:
• Të forcojë rolin dhe dukshmërinë e organizatave të shoqërisë civile dhe punën e tyre në komunitetet lokale, në tërë pjesën veriore të Kosovës
• Të krijojë një rrjet të vullnetarëve në veri të Kosovës
• Të rrisë prezencën e organizatave jo-qeveritare në web faqe dhe rrjete sociale
• Të mësojë organizatat jo-qeveritare si të shfrytëzojnë mediat sociale për të përhapur mesazhin e tyre
• Të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve dhe komuniteteve lokale në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal.