Partnerët dhe Përkrahësit: Projekti i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sfida:
Ndikuar nga situata e përgjithshme sociopolitike, sektori i OSHC-e në veri të Kosovës është zhvilluar në një mënyrë të çrregullt. Realiteteti tregon elementet disi të përmirësuara te shoqërisë civile, të shkëputur nga komuniteti lokal dhe të paaftë për të adresuar në mënyrë efektive nevojat e komunitetit, dhe në të njëjtën kohë të pozicionuar shumë larg nga proceset vendimmarrëse në nivel lokal dhe qendror. Proceset e fundit politike, si marrëveshja e Brukselit, kanë ofruar një hapësirë për përfshirjen në kohë të OSHC-ve nga veriu në procesin e vendim-marrjes, si dhe mundësi reale për krijimin e institucioneve më transparente në nivel lokal dhe qendror, të hapura për iniciativat nga vet komuniteti.
Synimet e projektit tonë:
Projekti ynë do të bashkojë organizatat më të medha të shoqërisë civile me bazë në veri, që janë të interesuara për të punuar në fushat e hulumtimit të politikave, analiza dhe avokim në mënyrë që të:
• Kontribojnë në avokimin dhe lobimin e suksesshëm të OSHC-ve në nivel qendror dhe lokal;
• Krijojnë platformën e OSHC-ve, për të ndikuar procesin e vendimmarrjes në të gjitha nivelet e qeverisjes;
• Hartojnë rekomandime kualitative në nivel politik, në fushën e të drejtave të pakicave, çështjet e sigurisë dhe procesin e integrimit të BE-së;
• Rrisin nivelin e OSHC-ve dhe iniciativave që janë në mbrojtje të komunitetit.
Rezultatet e projektit tonë:
• Rritja e njohurive të anëtarëve të Platformës OSHC-e në identifikimin e nevojave të Komunitetit;
• Rritja e kapaciteteve të Platformës së OSHC-ve në fushën e hulumtimit të politikave, analizën e politikave, në mbrojtje dhe inciativa lobuese;
• Zhvillimi i ekspertizës së Platformës së OSHC-e, në fushat kyçe si: Integrimit Evropian, Çështjeve të sigurisë dhe të drejtave të pakicave;
•Krijimi i kanaleve të komunikimit dhe rritjës së bashkpunimit në mes te Platformës së OSHC-e dhe vëndim-marrëseve në të gjitha nivelet e qeverisjës.
Filozofia e këtij projekti është të rris kapacitetin e anëtarëve të Platformës së OSHC-ve në fushën e hulumtimit të politikave, analiza, lobim dhe avokim përmes trajnimeve. Kjo do t’ua lejojë atyre qasjën në gjendjen aktuale socio-politike të komunitetit serb në veri të Kosovës, dhe do të mundësojë krijimin e opsioneve politike më të mira për të ardhmen. Hartimi i politikave do të ndikohet nga aplikimi praktik i njohurive të fituara përmes hulumtimit të opinionit publik dhe do të sigurojë rezultate të rëndësishme për politikëbërësit në fushën e të drejtave të pakicave, integrimin në BE dhe çështjeve të Sigurisë, dhe drejtëpërdrejtë përmes avokimit dhe iniciativave lobuese, studimeve relevante shkencore, deri tek të vlerësimet nderkombëtare dhe organizatat të cilat, nga ana tjetër, janë të rëndësishme në politikë bërjen nderkombëtare dhe Evropiane.