U mbajt seminar për çështjen e mbështetjes dhe qasjes në drejtësi dhe të drejtat e njeriut

Në periudhën prej 19 deri më 21 maj në Vrmicë, afër Prizrenit, organizuar nga OJQ Aktiv në bashkëpunim me OJQ ACDC, u mbajt seminari me temë “Përkrahja e qasjes në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në zonën e Mitrovicës”, me mbështetjen e misionit të UNMIK-ut.

Seminari mblodhi së bashku gjyqtarë, avokatë, përfaqësues të Shërbimit Sprovues dhe sektorit civil, të cilëve ekspertë nga Kosova u dhanë një prezantim në fushën e mbështetjes për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në zonën e Mitrovicës, me një fokus në përdorimin e sanksioneve alternative dhe dënimeve alternative për punë në interes publik.

U diskutuan praktikat dhe përvojat e Gjykatave Themelore në Kosovë dhe Shërbimeve Sprovuese në komunat e Mitrovicës e Jugut, Gjilanit, Ferizajit dhe Graçanicës, duke identifikuar mënyrat për të përmirësuar efikasitetin e aplikimit të dënimeve alternative në rajonin e Mitrovicës, duke mos cenuar diskrecionin të gjyqtarëve kur zgjedhin llojin dhe masën e sanksioneve.

Në seminar u diskutuan temat si ne vijim – problemet dhe sfidat e Shërbimit të Sprovues, sanksionet penale të pamjaftueshme, si duket bashkëpunimi i shërbimit të sprovues me gjykatën dhe shërbimet publike, cili është kapaciteti i shërbimit të sprovues në monitorim dhe raportim për zbatimin e sanksioneve penale, dhe janë analizuar shembuj të praktikave të mira në rajon dhe në BE.

“Pas sondazhit të bërë nga OJQ Aktiv, sipas përgjigjeve të të anketuarve është konstatuar se dënimi për punë me interes publik nuk shqiptohet mjaft shpesh, se ekzistojnë kushte për aplikim më të shpeshtë të këtij dënimi, sepse një numër i madh i të anketuarve besojnë se ky dënim do të përmbushte qëllimin e dënimit”, njofton OJQ Aktiv.

Gjithashtu, duke hulumtuar legjislacionin bashkëkohor penal mund te konkludohet se ka një tendencë në rritje për aplikim të formave alternative të dënimit që mund të arrijnë në mënyrë adekuate qëllimin e dënimit, gjë që është në përputhje me qasjen moderne që thekson më shumë risocializimin sesa retribucion e kryesve të veprave penale.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd