Tryezë e rrumbullakët mbi transparencën dhe luftimin e korrupsionit u mbajt në Leposaviq

Sot në Leposaviq është mbajtur tryezë e rrumbullakët me titull “Udhërrëfyesi për rritjen e transparencës në luftën kundër korrupsionit”. Në tubim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, si dhe drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Gjatë takimit u prezantua një udhërrëfyes për rritjen e transparencës në luftën kundër korrupsionit, si dhe aplikacioni ABER, i cili synon të japë informacion për të drejtat themelore të njeriut dhe të pakicave, si dhe mundëson raportim më të lehtë të korrupsionit.

Buleshkaj prezantoi në detaje punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe shpjegoi funksionimin e saj. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin shqetësimet dhe sugjerimet e tyre, duke kontribuar në një debat konstruktiv dhe shkëmbim idesh.

Ky takim tregoi edhe një herë rëndësinë e punës së përbashkët në luftën kundër korrupsionit.

“Kjo iniciativë le të jetë nxitje për punë të mëtejshme dhe përmirësim të transparencës në komunitetin tonë”, thanë pjesëmarrësit në takim.

Ky event organizohet në kuadër të projektit Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe, i implementuar nga OJQ AKTIV dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC), me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, me mbështetjen financiare të Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (International Narcotics and Law Enforcement Affairs Bureau – INL.).

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd