THIRRJE PËR OFERTIM

Emri:               OJQ AKTIV

Adresa:            Mbreti Pjetri I, 183a, Mitrovicë

E-mail:            info@ngoaktiv.org

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave:           21.02.2024

 

OJQ AKTIV është duke zbatuar projektin “E ARDHMJA KOHESIVE – Ndërtimi i komuniteteve reziliente përmes kohezionit social dhe shkëmbimit ndëretnik/ndërfetar”. Në kuadër të implementimit të këtij projekti, organizata dëshiron të organizojë disa aktivitete që kërkojnë përshtatje, rinovim dhe lyerje të hapësirave të zyrave.

 

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën e tyre bazuar në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kësaj thirrjeje jo më vonë se data 21 shkurt 2024 në adresën elektronike: info@ngoaktiv.org ose adresën postare rr. Mbreti Pjetri I, 183a, Mitrovicë.

 

Metoda e vlerësimit:

 

Duke qenë se bëhet fjalë për 4 hapësira të ndryshme me vendndodhje në Zveçan, Mitrovicë Veriore, Leposaviq dhe Zubin Potok, ofertuesi do të duhet të shkojë në lokacionin përkatës për qëllime të inspektimit, evidentimit të gjendjes dhe vlerësimit të kostove.

Për qasje fizike në lokacionet në fjalë telefononi:

+381658288349

+38349627854

 

 

Specifikat e përgjithshme teknike:

 

Të gjitha punimet duhet të jenë në përputhje me standardet teknike të ndërtimit.

Shërbimi duhet të ofrohet në periudhën 23.02.2024-28.02.2024.

 

 

Kushtet e përgjithshme:

  • Subjektet duhet të jenë të regjistruara dhe licencuara për ushtrimin e veprimtarisë së shërbimeve të kërkuara;
  • Përparësi kanë subjektet e regjistruara me veprimtari përkatëse në komunat objekt të kësaj thirrjeje;
  • Ofertat duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën e organizatës info@ngoaktiv.org ose në formë fizike në adresën postare rr. Mbreti Pjetri I, 183a, Mitrovicë, jo më vonë se 7 ditë nga data e publikimit të kësaj thirrjeje.
  • Pagesa e subjektit bëhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.

 

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu, ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në EUR dhe në çmim të përfshihet TVSH-ja, duhet të dorëzojnë dokumentacionin si në vijim:

  • Licencën për ushtrimin e veprimtarisë/Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
  • Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës së mësipërme;
  • Numrin e llogarisë bankare.

 

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike të përcaktuara në thirrje, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd