Qendra për Art dhe Komunitet -Artpolis në kuadër të Koalicionit të Kosovës për Pajtim organizon trajnimin për Edukimin e Bazuar në Teater me Bashkëmoshatarë/e për të rinjtë dhe të rejat e komuniteteve shqiptare, serbe, rome, ashkali dhe egjiptas.

Ky trajnim do të mbahet nga 11 deri 14 shkurt, 2022 në Prizren/Kosovë. Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Artpolis përfshirë transportin, akomodimin, ushqimin dhe trajnimin.

Në vazhdimësi personat/grupet e interesuar nga trajnimi do te zhvillojnë shfaqje teatrale, të cilat do të prezantohen para publikut.

Nëse jeni:

 

Atëherë aplikoni në formën e mëposhtme deri me datën 7 shkurt, 2022. https://docs.google.com/forms/d/1jiCJqG7fE_9RYjuOvsemS5q5JqpAs5UEg7pZECb0A1k/edit

 

Vetëm kandidatët/et e perzgjedhur/a do të njoftohen përmes e-mail/telefonit.
Për më shumë informata kontaktoni: venera.it@gmai.com

 

Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Evropian në Kosovë përmes projektit “Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe të komunitetit në Kosovë” i zbatuar nga Artpolis dhe OJQ AKTIV si anëtare të Koalicionit të Kosovës për Pajtim (KCR).

 

SHËNIM: Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrëset/sit të pajisen me certifikatën e vaksinimit me së paku 2 doza.

Ky aktivitet do të zhvillohet në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe “Projektligji për prandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd