Karavanit Multietnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’

Sot, si pjesë e ‘Karavanit Multietnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ u takuam me Kryepriftin Arsić në Kishën e Ortodokse Serbe të Shën Nikollës në Prishtinë. Kryeprifti Arsić theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve fetarë në shkrirjen e ndarjeve dhe nxitjen e një fryme bashkëjetese ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Me këtë rast, ai theksoi se është thelbësore që autoritetet komunale t’i kushtojnë vëmendje adresimit të brengave të liderëve fetarë që janë në kompetencë të tyre.
Gjatë takimit tonë, prezantuam ‘Letrat e Dëshirave dhe Pritjeve’ nga pjesëmarrësit, që pasqyrojnë shpresat e tyre për një komunitet më harmonik, të bashkuar dhe paqësor. Në vijim, u eksploruan mënyra për të forcuar bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik për të promovuar kuptimin reciprok dhe pajtimin, përmes angazhimit tonë për bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë, dhe u dakorduam që ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe udhëtimin tonë, me shpresë dhe vendosmëri për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët për të gjtha komunitetet etnike dhe fetare.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd