NJOFTIM
Në emër të organizatave të shoqërisë civile të nënshkruara më poshtë, shfrytëzojmë rastin të shprehim shqetësimin e madh dhe protestën tonë për vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me shpronësimin e tokës në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq në veri të Kosovës.
Përkatësisht, si organizata që ndër të tjera merren me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, ne jemi të shqetësuar për konfiskimin e pronës private pa pëlqimin e pronarëve dhe pa pjesëmarrjen e tyre në procesin e shpronësimit, siç parashikohet me ligjet e Kosova. Në këtë kuptim, vërejmë se prona private është e garantuar dhe e mbrojtur në të gjitha shoqëritë demokratike.
Në lidhje me këtë që u potencua më sipër, theksojmë se Ligji për Shpronësimin e Pasurive të Paluajtshme (03/L-139) parasheh një sërë procedurash të qarta në rastet e shpronësimit, që përfshinë njoftimin e pronarëve të parcelave që janë objekt i shpronësimit, konsultimet publike në komunat ku po kryhet akti i shpronësimit, si dhe kompensim të drejtë për pronarët. Fatkeqësisht, asnjë nga këto hapa nuk është përfunduar, edhe pse janë ndërmarrë veprime në parcelat e përmendura, duke përfshirë ndërtimin e bazës në “Jasenovik të madh” (Gornji Jasenovik) të Zubin Potokut.
Po ashtu, vendimet e Qeverisë së Kosovës për shpronësim për hirë të “interesit të veçantë publik” nuk përmbajnë referencë në bazën përkatëse ligjore. Neni 4 i ligjit në fjalë kërkon një “qëllim publik legjitim” dhe kërkon, ndër të tjera, një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet nevojës për shpronësim dhe arritjes së qëllimit publik, që qëllimi nuk mund të arrihet pa shpronësimin në fjalë dhe që interesi publik tejkalon interesin e atyre që preken nga shpronësimi. Po ashtu, në vendimet e cekura nuk saktësohet nëse çështja është urgjente, e as arsyet e devijimit nga procedura e rregullt.
Së fundi, vendimet nuk përmbajnë asnjë tregues për përdorim të mundshëm të përkohshëm ose nëse këto procedura paraqesin një transferim të përhershëm të pronësisë. Duke qenë se është e qartë se nuk është respektuar procedura ligjore për procedurën e shpronësimit, çështja e radhës dhe thelbësore është çështje e thuajse e interesit publik. Duke pasur parasysh të gjitha këto më sipër, duhet theksuar se Qeveria e Kosovës ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të balancojë interesin publik me të drejtat pronësore individuale të garantuara me Kushtetutë.
Në këtë drejtim, lind pyetja se cili është interesi për ndërtimin e një baze të policisë kufitare në një lokacion që nuk është afër zonës kufitare, si dhe nëse ekziston një shembull i krahasueshëm i një baze të policisë kufitare që planifikohet në një zonë prej rreth 82 hektarësh, siç është rasti me lokacionin në Dren të komunës së Leposaviqit.
Në përfundim, duke qenë se opinioni është informuar për diskutimet publike të parapara me 15 dhe 21 shkurt në komunën Leposaviq dhe Zubin Potok, shprehim frikën se bëhet fjalë vetëm për plotësimin e një pjese të formularëve ligjor, e jo për ngritjen e çështje thelbësore si interesi i komunitetit lokal, i cili ka një frikë të justifikuar nga prania e policëve të armatosur rëndë në zonën e tyre dhe në pronën e tyre. Në këtë drejtim, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndalojë të gjitha projektet që kanë të bëjnë me pronën që është objekt i shpronësimit, si dhe të organizojë një dialog gjithëpërfshirës dhe transparent me pronarët e parcelave në fjalë, përfaqësuesit e komuniteteve si dhe shoqërinë civile.
Duke qenë se Qeveria e Kosovës i referohet interesit publik, interesi i gjithë komunitetit në veri të Kosovës është më i rëndësishmi në këtë rast dhe komuniteti ka të drejtën e mendimit dhe qëndrimit të tij dhe informimit të plotë për të gjitha planet e qeverisë në veri të Kosovës, për të shmangur mbajtjen e një atmosfere frike dhe mosbesimi. Nëse Qeveria e Kosovës kujdeset për besimin e qytetarëve në veri të Kosovës, të gjitha veprimet duhet të ndërpriten, deri në përfundimin e konsultimeve gjithëpërfshirëse me komunitetin, përfaqësuesit e tij dhe shoqërinë civile.
Nënshkruesit:
Qendra për avokim per kulturë demokratike (ACDC)
Iniciativa e re sociale (NSI)
NVO Aktiv
Qendra humane Mitrovicë
Komunikimi për zhvillim të shoqrisë (CSD)
Shoqata e grave afariste Avenija
Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER)
Qendra për iniciativa sociale (CSI)
Veprimtaria e Partesh Rinore (OPA)
Forumi për zhvillim dhe bashkepunim multietnik (FDMC)