SHOQËRIA CIVILE DHE ROLI I SAJ NË PROCESIN E PAJTIMIT

Në përgjithësi në të gjitha vendet demokratike shoqëria civile luan role të ndryshme e që janë një burim informacioni për qytetarët dhe qeverinë. Zakonisht mbikëqyrin politikat dhe veprimet që bëhen nga qeveria, mirëpo edhe i mbajnë përgjegjës për veprimet e tyre.

Ndër vite në Kosovë organizata të ndryshme të shoqërisë civile janë fokusuar në fusha të ndryshme qofshin ato të qeverisjes, zgjedhjeve, dialogut e fushave tjera të ngjashme, duke punuar në promovimin e shembujve më të mirë por edhe duke avokuar në përmirësime. Një prej fushave që ka pasur fokus po ashtu ka qenë edhe procesi i pajtimit në Kosovë, mes komuniteteve të ndryshme që jetojnë, në veçanti mes komunitetit Shqiptar dhe Serb.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe vendosjes së misioneve ndërkombërare tensionet kanë shënuar ulje të dukshme mirëpo pa dyshim që gjatë këtyre viteve ka pasur periudha të ndryshme ku ka pasur ngritje të tensioneve ndër-etnike, dhe si e tillë ka shenja të ndasive ende. Janë dy ndasi kryesore në shoqërinë Kosovare, siç është ndasia etnike dhe gjuhësore që paraqesin problematika në procesin e pajtimit për shkak që shoqëria në përgjithësi nuk ka ndërvepruar mjaftueshëm mes vete.

Procesi i pajtimit duhet të ndodhë pa marrë parasysh se si dhe ku, ai duhet të filloj, pajtimi është i domosdoshëm për të mirën e shoqërisë në përgjithësi.

Ka shembuj të ndryshëm se si shoqëria civile ka tentuar të ndikoj në përmirësimin e procesit të pajtimit. Qasja që shumë organizata të shoqërisë civile kanë punuar në Kosovë ka qenë duke targetuar grupe të ndryshme shoqërore.

Organizata të profileve të ndryshme vazhdimisht kanë tentuar dhe vazhdojnë ta bëjnë atë me aktivitete të cilat në një apo tjetër mënyrë prekin shoqërinë, një prej tyre është bashkëpunimi përmes aktiviteteve rinore i cili ka ndodhur përgjatë viteve. Duke qenë se rinia është e ardhmja, është po i njëjti grup shoqëror i cili duhet të heq ngarkesat dhe barrierat e përditshme që shtyjnë në ndarje shoqërore në baza etnike.

Projektet e ndryshme po ashtu mbi mësimin e gjuhës serbe dhe shqipe nga të dyja etnitë është shumë i rëndësishëm. Për të hequr barrierat e paragjykimet edhe gjuha është një prej aspekteve e cila mund të ndikoj në përmirësim. Duke qenë se mos njohja e gjuhës stagnon komunikimin verbal, atëherë është shumë jetike për të hapur mundësinë e komunikimit. Një platformë në Kosovë është krijuar ku të rinjtë dhe të rejat dhe jo vetëm, mund përmes fazave të ndryshme të mësojnë nivelin e ulët të gjuhës serbe dhe gjuhës shqipe, dhe kështu të afrohen e pajtohen mes vete. Mungesa e komunikimt pa dyshim që përforcojnë stereotipe.

Aktivitete të ndryshme kulturore, artistike e sportive mund të jenë shtysë për të hequr paragjykimet. Po ashtu edhe grupet tjera të marxhinalizuara dhe bashkëpunimi mes tyre mund të krijoj përafrime. Gjatë periudha të ndryshme në Kosovë është punuar edhe me gratë e komuniteteve të ndryshme, si organizimi i akademive, punëtorive, aktiviteteve të përbashkta. E kjo ka ndodhur sidomos nga viti 2008, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ku fokusi ka ndryshuar nga shtet-ndërtimi, tek mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, me përfshirjen e të gjitha komuniteteve por në veçanti fokusi u kthye tek komuniteti Serb. A është bërë mjaftueshëm? – Pa dyshim, ka vend për përmirësim të mëtutjeshëm, teksa ende ka ndasi mes komuniteteve.

E ardhmja e përbashkët është projeksioni i cili duhet ta kemi parasysh si shoqëri, që të kemi prosperitet në të ardhmën, e ky projeksion duhet të kuptohet edhe tek jetesa dhe krijimi i përbashkët shoqëror, pa ndasi e paragjykime. Nuk jemi as shoqëritë e para e as të fundit që kalojmë përmes këtij procesi, shumë shtete qoftë në Evropë apo Botë kanë kaluar apo ende kalojnë nëpër po të njejtin proces. Se si duhet t’i tejkalojmë ato, pa dyshim që duke marrur shembujt e suksesit qoftë në Evropë apo Botë.

A ka sfida gjatë këtij procei? – Pa dyshim që po. Është i padiskutueshëm fakti që grupe të ndryshme në shoqërinë tone janë më të prekura dhe si të tillë kanë ndasi më të mëdha, por a duhet punë në këtë aspekt, definitivisht që po. Ne si shoqëri civile duhet ta mbajmë qeverinë dhe të gjitha institucionet tjera relevante përgjegjëse për të punuar në këtë drejtim, duke avokuar dhe duke krijuar edhe lehtësira që ky proces të përparoj. Puna jonë është ti prekim të gjitha fushat, edhe ato me sfidat më të mëdha, dhe të kontribuojmë në mënyrën më të mirë. Ndërlidhja për pajtim me të gjithë akterët është e domosdoshme.

 

Allen Meta ka lindur në Prishtinë, është duke finalizuar Masterin e shkencës në Diplomaci, në Universitetin e Evropës Jug Lindore në Shkup. Gjashtë vite përvoj profesionale në menaxhim dhe koordinim të projekteve, me fokus në zgjedhje, bashkëpunimin ndër-etnik, dialogun dhe bashkëpunimin rajonal. Ka koordinuar dhe menaxhuar projekte lokale dhe rajonale. Është i certifikuar nga Instituti Botëror i Debatit mbi debatin dhe të folurit publik. I rrjedhshëm në gjuhën Shqipe, Angleze dhe njohuri mjaftë të mirë të gjuhës Serbe.

 

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e OJQ-së AKTIV dhe Koalicionit Kosovar për Pajtim dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd