PREZANTOHET RAPORTI MBI LËVIZJET E EMIGRANTËVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

OJQ Aktiv prezantoi një raport për migrantët dhe azilkërkuesit që lëvizin nëpër territorin e Kosovës dhe rajonin e saj verior të Mitrovicës në rrugën drejt Bashkimit Evropian në periudhën 2015-2020. Konferenca ishtë organizuar në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut të enjten, më 28 prill.

Publikimi “Situata e migrimit ne rajonin e Ballkanit Perendimor/Kosove/Mitrovice” analizon gatishmërinë e institucioneve të Kosovës, organizatave qeveritare dhe joqeveritare për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për migrantët.

“Rreth 700.000 individë nga rajonet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore përdorën të ashtuquajturën rrugën ballkanike për në Evropën qendrore”, thuhet në raport, duke vënë në dukje se “kushtet e këqija ekonomike, fatkeqësitë natyrore ose konfliktet e armatosura, rrethanat komplekse politike ishin arsyet për natyrën kalimtare të lëvizjes së popullsisë emigrante nëpër Kosovë dhe në BE”.

Për migrantët ndërkombëtarë në rrugën e Ballkanit Perëndimor, Kosova përdoret kryesisht si zonë tranziti për në Evropë. Të dhënat tregojnë se në vitin 2020 kishte 1409 azilkërkues. “Nga 1409, 887 persona kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, 20 prej tyre kanë hyrë legalisht, ndërsa ende nuk është përcaktuar se si kanë hyrë 502 persona”, thuhet në raport.

Ky studim shpjegon se si institucionet dhe agjencitë në Kosovë marrin pjesë në procesin e akomodimit të emigrantëve në qendrat e pritjes, ofrimin e ndihmës mjekësore dhe ligjore, deri në procesin e identifikimit.

“Kosova ka tri qendra për azil dhe ka filluar ta trajtojë këtë çështje kohët e fundit sepse, deri në vitin 2009 ajo merrej kryesisht me të kthyerit e saj që u larguan nga vendi para dhe gjatë luftës së vitit 1999”, thuhet në raport.

Studimi zbuloi se shumica e azilkërkuesve nuk kanë ndërmend të qëndrojnë në qendrat e pritjes në Kosovë për një kohë të gjatë. Sipas informacionit të marrë gjatë hulumtimit, një numër i konsiderueshëm migrantësh aplikojnë për azil vetëm për të zgjatur qëndrimin e tyre ligjor, zakonisht rreth 3-4 javë. Pas kësaj periudhe, ata shkojnë në drejtim të panjohur.

Sipas të dhënave, shumica e mërgimtarëve udhëtojnë në komunën e Vushtrrisë dhe prej aty marrin taksi ose në këmbë deri në qytetin e Mitrovicës, dhe më pas shkojnë në komunat veriore që anojnë në vijën kufitare me Serbinë.

Kontrabandimi i migrantëve në Kosovë paraqet një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme, thuhet në raport. “Rrjetet kriminale po shfrytëzojnë cenueshmërinë e emigrantëve dhe synimin e tyre për të arritur sa më shpejt në BE”, thuhet më tutje.

Raporti thekson një sërë rekomandimesh për veprim më të mirë të të gjithë aktorëve, institucioneve kompetente lokale dhe qendrore, sektorit joqeveritar, me qëllim të menaxhimit të krizës së migracionit.

Raporti “Situata e migrimit ne rajonin e Ballkanit Perendimor/Kosove/Mitrovice” gjendet në linkun KËTU.

Ky publikim është përgatitur me mbështetjen e mirë të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit rajonal “Siguria për qeniet njerëzore dhe kufijtë – Luftimi i kontrabandës së migrantëve në Ballkanin Perëndimor”.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd