PODCAST: ARRITJET E GRUPIT QYTETAR PËR VEPRIM TË SHPEJTË

OJQ Aktiv sjell një podcast të ri në kuadër të projektit “Grupi Qytetar për Veprim të Shpejtë” (RRCG).

Pandemia ka kontribuar që të gjitha problemet e komuniteteve pakicë në Kosovë të dalin në sipërfaqe, ka vlesuar Grupi Qytetar për Veprim të Shpejtë (RRCG). Është vërejtur mosrespektimi i të drejtave themelore, ndjenja e rrezikut tek komunitetet, kryesisht serbet, si dhe pamundësia e qasjes në informata me rëndësi publike.

Në një intervistë me gazetarin Darko Dimitrijeviq, koordinatori i RRCG-së, Dobrosav Dakiq, thekson se “Grupi Qytetar për Veprim të Shpejtë” është formuar si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit, si mekanizëm që do të monitorojë situatën me komunitete joshumicë në mbarë Kosovën.

“Ideja është të monitorohet situata reale dhe të bëhen rekomandime për të përmirësuar situatën,” tha Dakiq.

Sipas tij, me qëllim që puna e Grupit të jetë efikase, 14 koordinatorët e tij në terren në mënyrë periodike kanë dorëzuar raporte për të drejtat e komuniteteve pakicë. Bazuar në këto raporte, në Kosovë gjatë periudhës së kaluar janë raportuar 48 incidente të sigurisë, ndër të cilat më të shpeshtat kanë qenë shkatërrimi i pronës dhe sulmet fizike.

Shkelje të tjera të të drejtave të pakicave përfshijnë problemet me përdorimin e gjuhës, qasje në informacione në qendrat shëndetësore, por edhe përhapja e dezinformatave për koronavirusin. Koordinatorët gjithashtu theksuan se edhe pse vaksinimi ka filluar vonë në Kosovë, shumica e serbëve tashmë kanë filluar të vaksinohen duke shkuar në qytetet e Serbisë.

Siç ka shpjeguar Dakiq, me raporte të drejtpërdrejta nga terreni, Grupi ka mbledhur të dhëna dhe i ka dorëzuar tek institucionet kompetente, me shpresën se me vënien në pah të problemeve do të fillojë zgjidhja e tyre.

PODCAST

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd