PËRFAQËSUESE E NED VIZITOI ZYRËN E OJQ AKTIV NË BEOGRAD

Shefja e Zyrës së OJQ Aktiv në Beograd, Millica Orlloviq, javën e kaluar, më 5 maj, ka biseduar me përfaqësuesen e NED, Fondi Kombëtar për Demokracinë, për Evropën Juglindore, Andrea Bllazhanoviq.

Orlloviq prezantoi punën e deritanishme si dhe planet e ardhshme të Zyrës në Beograd. Ajo vuri në dukje sfidat me të cilat po përballet OJQ Aktiv si pjesë aktive e sektorit civil në Serbi, por edhe cilat janë të gjitha mundësitë që sjell pjesëmarrja në realizimin e aktiviteteve dhe cila është strategjia e lidhur me aktivitetet aktuale dhe të ardhshme.

Gjatë takimit, në fokus të interesimit ishte strategjia ekzistuese e OJQ Aktiv në Beograd, si dhe planet për veprim në të ardhmen në drejtim të komunikimit të dyanshëm me aktorë të ndryshëm socio-politikë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. NED është i interesuar të dëgjojë se cila është strategjia për funksionimin e Zyrës në Beograd dhe cili është orientimi në planin e aktiviteteve të ardhshme.

Po ashtu, Orlloviq theksoi se OJQ Aktiv synon të thellojë bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e ndryshëm shoqërorë në Serbi, veçanërisht për temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë në Kosovë dhe Serbi, lidhjet profesionale dhe kuptimin më të mirë të publikut të gjerë për kompleksitetin e procesi i dialogut prek shumë sfera të jetës së përditshme të qytetarëve.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd