Më 28 shkurt 2024, OJQ Aktiv organizoi një takim të përfaqësuesve Dhomave të Specializuara të Kosovës me qytetarët e rajonit të Hoçës së Madhe, në kuadër të Fushatës Informative të Dhomave. Gjatë diskutimit për funksionimin e këtij institucioni dhe rolin e tij, para qytetarëve u prezantua mandati dhe struktura e DhSK.
Michael Doyle, koordinator i Shërbimit për Informim Publik dhe zëdhënës i Dhomave të Specializuara, dhe Ana Profozic, nga Shërbimi i Informimit dhe Komunikimit Publik, morën pjesë aktive në diskutim, duke ofruar një pasqyrë të punës së Dhomave dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta nga të pranishmit.
Në veçanti u fol për mekanizmat e mbrojtjes së dëshmitarëve, gjegjësisht për gjithçka që përfshijnë programet specifike për mbrojtjen e dëshmitarëve, si një nga çështjet më të ndjeshme.
Ky takim ishte një mundësi për vendasit e ardhur nga Hoça e Madhe dhe rrethinat për të kuptuar më thellë punën dhe rëndësinë e Dhomave të Specializuara në kontekstin e së vërtetës dhe drejtësisë.