PASIGURIA NË RRITJE: KOMUNITETET JOSHUMICË GJATË PADEMISË COVID-19

Grupi qytetarësh për përgjigje të shpejt ka konstatuar se gjatë pandemisë së koronavirusit, komunitetet joshumicë në mbarë Kosovën janë përballur me një sërë sfidash në ushtrimin e të drejtave të tyre themelore. Pas dy vitesh punë dhe monitorim të drejtpërdrejtë të trendeve në komunitetet joshumicë, Grupi i formuar nga OJQ Aktiv, ka dorëzuar më shumë se 800 raporte nga 22 komuna të Kosovës. Mosrespektimi i dygjuhësisë/të drejtave gjuhësore, papunësia, rrezikim i mjedisit jetësor, kërkimi i lëmoshës janë vetëm disa nga problemet e identifikuara.

Grupi qytetarësh për përgjigje të shpejt është themeluar me qëllim të monitorimit të zbatimit të masave të institucioneve kompetente në luftën kundër koronavirusit në mjediset e banuara kryesisht me pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë. Duke qenë se komunitetet, përveç sfidave në shëndetësi, janë përballur edhe me një sërë sfidash të tjera, ky Grup me kalimin e kohës ka raportuar për shumë probleme të komuniteteve – nga mjedisi e deri tek siguria.

Raporti i këtij Grupi tregoi se që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, siguria është veçuar si një nga çështjet më të rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë. Janë vërejtur trende të vazhdueshme negative sa i përket sigurisë së komunitetit serb, dhe si rrjedhojë gjatë periudhës dyvjeçare janë regjistruar mbi 180 incidente të ndryshme. Në vitin 2020 dhe 2021, si dhe në tre muajt e parë të vitit 2022, siguria veçohet si një nga çështjet më të rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë. Përsëritja e incidenteve, mungesa e reagimeve publike nga elitat politike dhe qëndrimi pasiv i mediave në gjuhën shqipe ndaj këtyre incidenteve kanë nxitur shqetësime të veçanta brenda komunitetit serb. Rreth 37% e tyre konsiderojnë se gjendja e sigurisë në vitin 2021, është përkeqësuar më tej në krahasim me vitin e kaluar.

Nga 76 incidente të ndryshme në mjediset serbe në mbarë Kosovën, aq sa janë raportuar në vitin 2020, më së shumti ka sulme fizike, të ndjekura nga vjedhja dhe shkatërrimi i pronës private, kërcënimet me gjuhë të urrejtjes, si dhe dëmtimi i objekteve të kishës. 87 incidente u regjistruan gjatë vitit 2021, shumica e të cilave në objekte dhe prona të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), derisa vetëm në tremujorin e parë  të vitit 2022 në total janë regjistruar 23, ku një e treta lidhen me pronën e së njëjtës. Duke ndjekur situatën në komunitete tjera joshumicë në Kosovë, Grupi qytetarësh për përgjigje të shpejt ka vërejtur një sërë shqetësimesh.

Për informacion më të detajuar dhe një përmbledhje të situatës nga ky raport klikoni vegëzën në vijim 

Kërkimi i lëmoshës, arsimimi, kthimi, papunësia, qasja në dokumente personale, të drejtat gjuhësore, janë vetëm disa nga problemet e ngritura nga pjesëtarët e komunitetit rom. Restrikcionet e shpeshta të energjisë elektrike, problemi me mini hidrocentrale, kujdesi shëndetësor dhe të drejtat gjuhësore u theksuan nga komuniteti goran. Komuniteti boshnjak thekson shkeljet e të drejtave gjuhësore dhe papunësinë.

Nga ana tjetër, problemet më të mëdha të komunitetit shqiptar në veri të Kosovës janë punësimi, bashkëpunimi me institucionet lokale, masat stimuluese dhe kthimi. Si probleme madhore të komunitetit turk, janë identifikuar të drejtat gjuhësore dhe arsimi. Përveç kësaj, gjatë pandemisë, Grupi vuri në dukje dobësitë e shumta në funksionimin e institucioneve qendrore, ku pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë shpesh iu është mohuar qasja në informacione me rëndësi publike në gjuhën e tyre amtare. Në një vakum të tillë informacioni janë përhapur teori konspirative, lajme të rreme dhe anomali të tjera mediatike, që pa mëdyshje paraqesin potencialin për dëmtim të shëndetit publik.

Për sa më sipër, njohuritë, energjia, përvoja dhe përkushtimi i OJQ Aktiv dhe anëtarëve të RRCG-së, pa mëdyshje do të fokusohen në përgatitjen e propozimeve praktike të politikave, do të insistojnë tek institucionet qendrore për respektim të ligjit, por edhe do të punojnë në forcimin e komuniteteve joshumicë, pjesëmarrja e të cilave në jetën socio-politike duhet të çojë në përmirësimin e pozitës së tyre në shoqërinë kosovare.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd