Dëshirojmë të informojmë të gjithë partnerët tanë dhe publikun se që nga data 1 shkurt 2022, Zyra jonë ka një lokacion të ri në Beograd, në Kosovska 17. Zyra e OJQ-së AKTIV në Beograd është hapur në prill 2021, por aktivitetet programore janë mbajtur përmes platformat dixhitale për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe epidemiologjike.
OJQ AKTIV me selinë e saj në Mitrovicën e Veriut, një zyrë në Prishtinë dhe në Beograd, ndjek një strategji organizative të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, forcimit të bashkëpunimit ndëretnik, pajtimit dhe promovimit të kulturës demokratike dhe aktivizmit qytetar.
Themelimi i një Zyre Ndërlidhëse në Beograd është një komponent thelbësor i projektit ‘Rritja e Potencialit Avokues të Organizatave të Shoqërisë Civile Serbe të Kosovës’ që financohet nga National Endowment for Democracy (NED) dhe që përfshin pjesëmarrjen e anëtarëve të Platformës Empirika.