NJË DARKË PUNE ME GAZETARË NË BEOGRAD

Të mërkurën, më 30 nëntor, OJQ Aktiv organizoi një darkë pune për gazetarët në Beograd. Së bashku me anëtarët e platformës Empirika, puna e OJQ-së Aktiv si dhe rezultatet e hulumtimeve dhe raporteve të fundit iu prezantuan përfaqësuesve të mediave në Serbi dhe korrespondentëve nga Beogradi.

Gazetarëve iu prezantuan hulumtimet të cilat përcjellin trendet në qëndrimet e serbëve të Kosovës dhe pozitën e komuniteteve joshumicë, duke treguar rezultatet lidhur me përqindjen e përmbushjes së obligimeve ligjore nga institucionet kompetente dhe respektimin e të drejtat e komuniteteve.

U analizuan temat aktuale lidhur me situatën në Kosovë, problemet dhe nevojat e komunitetit serb në Kosovë, rëndësia e dialogut në Bruksel, kontributi i sektorit civil nga komuniteti serb në monitorimin e punës së institucioneve. Ishte folur edhe për gjendjen aktuale në veri të Kosovës dhe se si sfidat aktuale në negociata reflektohen në qëndrimin e komunitetit serb në Kosovë.

Në këtë ngjarje morën pjesë gazetarë të agjencisë Fonet, Federalna TV, Revista javore NIN, RTK, DW, Radio Gorazhdevc. Atyre iu drejtuan drejtori ekzekutiv i OJQ Aktiv Miodrag Milliqeviq dhe shefja e zyrës së OJQ Aktiv në Beograd, Millica Orlloviq.

Milliqeviq prezantoi aktivitetet që OJQ Aktiv i kryen si në Kosovë ashtu edhe në Beograd, si pjesë e projekteve që kanë të bëjnë me monitorimin e politikave, avokimin dhe edukimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve.

“Takime të tilla janë kanale të rëndësishme komunikimi, bashkëpunimi dhe shkëmbimi të informacionit ndërmjet gazetarëve dhe shoqërisë civile”, tha Milliqeviq.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd