Nga sfidat e përbashkëta në zgjidhjet e përbashkëta

OJQ Aktiv dhe Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina nga Bujanoci prezantuan hulumtimin mbi pozitën e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, më 7 mars në Prishtinë, dhe 9 mars në Beograd.

Gjendja ekonomike, largimi i të rinjve dhe korrupsioni janë vetëm disa nga problemet e përbashkëta të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, si dhe serbëve nga veriu i Kosovës, nga Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Zveçan dhe Lleposaviq, sipas hulumtimit “Nga sfidat e përbashkëta te zgjidhjet e përbashkëta”.

Rezultatet e hulumtimit u prezantuan nga drejtori ekzekutiv i OJQ Aktiv Miodrag Miliqeviq dhe Agon Islami, koordinator i OJQ-së Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina.

Ata i prezantuan rezultatet kryesore të hulumtimit, të cilat treguan se shumica dërrmuese e serbëve nga veriu i Kosovës e përmendin sigurinë si problemin më të madh, ndërsa problemi më i madh i shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci është mosnjohja e diplomave nga Kosova dhe papunësia.

Hulumtimi tregoi pikëpamjet e qytetarëve për lirinë e lëvizjes, përdorimin e gjuhës dhe perspektivën e të rinjve. Gjatë të dy prezantimeve, në Prishtinë dhe Beograd, Miliqeviq dhe Islami theksuan se ky hulumtim tregoi se çfarë është me rëndësi thelbësore për të dy komunitetet. Një nga problemet kryesore të përbashkëta është largimi i të rinjve dhe gjendja e keqe ekonomike.

“Qytetarët nga veriu i Kosovës ndihen të refuzuar pas heqjes së barrikadave. Një rënie e dukshme e besimit në listën Serbe, por edhe në institucionet në Serbi, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha Miliqeviq.

“Shqiptarët më së shumti i besojnë qeverisë së Kosovës dhe kanë besimin më të madh te presidentja e Kosovës. Ata presin të jenë temë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Islami.

Ky hulumtim gjithashtu ofron rekomandime për veprime të mëtejshme të autoriteteve lokale dhe qendrore, komunitetin ndërkombëtar, si dhe median dhe shoqërinë civile.

Në prezantimin e rezultateve të hulumtimit si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd morën pjesë media, përfaqësues të shoqërisë civile, kori diplomatik, aktivistë dhe qytetarë të interesuar.

Hulumtimin mund ta shkarkoni këtu: LINK

Ky hulumtim është financuar nga PCi, pikëpamjet e shprehura nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën zyrtare të PCi.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd