Mëngjesi i punës me përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Beograd

Të premten, më 10 mars, organizata joqeveritare Aktiv mbajti një mëngjes pune në Beograd me përfaqësues të komunitetit diplomatik, ambasadave perëndimore dhe misioneve ndërkombëtare në Serbi.

Puna e OJQ-së Aktiv dhe analiza e situatës aktuale në terren në Kosovë, me fokus të veçantë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti serb, ishin temat kryesore të diskutimit.

Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Aktiv Miodrag Miliqeviq, duke prezantuar punën e organizatës, tha se pozita dhe të drejtat e komuniteteve, në radhë të parë të komunitetit serb në Kosovë, vihen në dukje përmes aktiviteteve kërkimore dhe avokuese. Pikërisht për këtë, tha Miliqeviq, OJQ Aktiv ka kohë që ka zgjeruar aktivitetet e saj, nga Mitrovica Veriore dhe Prishtina në Beograd.

Shefi i departamentit të politikave praktike të OJQ Aktiv, Caleb Waugh, shpjegoi se fokusi i punës së organizatës është kërkimi, monitorimi i proceseve dhe zhvillimi i politikave praktike që kanë të bëjnë me monitorimin e të drejtave të komuniteteve.

Qëllimi është të identifikohen problemet me të cilat ballafaqohen komunitetet në nivel lokal dhe qendror, por edhe të vihen në dukje zgjidhjet e mundshme për të arritur ndryshime pozitive në marrëdhëniet e tyre me institucionet e Kosovës, theksoi Vau.

“Një pjesë e punës sonë është monitorimi i procesit të dialogut dhe reagimi i komunitetit ndaj atij dialogu. Ideja për të hapur një zyrë në Beograd është rezultat i hulumtimit tonë kur zbuluam se serbët nuk ndjejnë një nivel të mjaftueshëm të mbështetjes nga asnjëra anë dhe se niveli i përfshirjes në dialog është i ulët,” tha ai.

Përfaqësuesja e OJQ Aktiv në Beograd, Milica Orloviq, shpjegoi se qëllimi i zyrës është të krijojë një zinxhir komunikimi dhe të prezantojë hulumtimet në Beograd, si para mediave ashtu edhe para të gjithë aktorëve të tjerë, shoqërisë civile, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

“Qëllimi është që Zyra Ndërlidhëse e OJQ-së Aktiva në Beograd të jetë një avokate e vërtetë e të drejtave të pakicave, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndëretnik, si dhe të promovojë një narrativë më tolerante. Përmes kësaj zyre, Aktiv përpiqet të ndërtoj ura dhe të krijoj mundësi për dialog ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, dhe të punojmë në një vizion të përbashkët për një të ardhme më paqësore dhe më prosperuese në rajon”, tha Orloviq.

Përfaqësuesit e misioneve diplomatike diskutuan për situatën aktuale politike në dritën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve, si dhe sesi komuniteti serb i sheh këto procese, çfarë shpreson dhe si është mund të punohet për zgjidhjen e problemeve të tyre dhe integrimin e tyre.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) dhe UKAID, të cilët dëshirojmë t’i falënderojmë për mbështetjen e tyre të përzemërt.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd