Klubi Social i Mitrovicës: Debat për aktivizmin qytetar të të rinjve

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Organizata e Shoqërisë Civile (OSHC) Aktiv kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në ngjarjen “Klubi Social i Mitrovicës: Debat për aktivizmin qytetar të të rinjve”. Debati do të mbahet të premten, më 10 nëntor, në Qendrën e Energjisë Qytetare, Rruga Kralja Petra I, 183a, Mitrovica e Veriut, me fillim nga ora 16:00.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me OSHC “Aktiv”, organizon debat mbi aktivizmin qytetar të të rinjve, në kuadër të Klubit Social të Mitrovicës.

Klubi Social i Mitrovicës është një platformë për diskutim të hapur në veri të Kosovës, e cila është krijuar në vitin 2014. Me kalimin e viteve, programi ka ndërtuar një imazh, audiencë dhe reputacion të njohur në komunitetin lokal, duke i dhënë atij potencialin për të lehtësuar diskutimet konstruktive mes banorëve për tema me interes dhe shqetësim. Si i tillë, Klubi Social i Mitrovicës është vendi i duhur ku mund të dëgjohen zërat, nevojat dhe shqetësimet e të rinjve.

Aktiviteti është projektuar si një debat interaktiv për të rinjtë, ku do të diskutohen shqetësimet dhe problemet, do të ndahet përvoja dhe do të propozohen zgjidhje për pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën publike, si dhe për bashkëpunim dhe koordinim mes aktorëve rinorë.

RENDI I DITËS

Ngjarje: Debat për aktivizmin qytetar të të rinjve në kuadër të Klubit Social të Mitrovicës

Vendi: Qendra për Energji Qytetare, Mitrovica e Veriut

Data/Ora: 10 nëntor 2023, nga ora 16:00 deri në orën 18:00

15:30 – 16:00 Ardhja dhe regjistrimi

16:00 – 16:15 Shfaqja e filmit dokumentar “Found-Out” dhe filmit “Sigurt”

16:15 – 17:15 Diskutim për aktivizmin qytetar të të rinjve

Fokusimi në angazhimin e të rinjve në aktivizmin qytetar, koordinimi dhe bashkëpunimi brenda organizatave rinore, strukturave rinore dhe aktivistëve rinorë.

– Probleme me të cilat ballafaqohen të rinjtë në aspektin e bashkëpunimit ndëretnik?

– Çfarë metodash komunikimi përdorin të rinjtë për të krijuar kontakte?

– Si e kapërcejnë të rinjtë pengesën gjuhësore?

– Propozime për zgjidhje të problemeve të dialogut ndëretnik?

– Si e shohin të rinjtë dialogun ndëretnik në 10 vjet?

Folësi i ftuar:

Stefan Velkoviq – Aktivist nga Mitrovica e Veriut

Moderatore:

Ana Marija Ivkoviq – kryeredaktore e portalit “Alternativna”

17:15 – 17:30 Pyetje dhe pergjigje

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd