Fuqizimi i përgjigjeve institucionale ndaj incidenteve të sigurisë në komunitetet jo shumicë

Në prezantimin e mbajtur me datë 27 qershor, përfaqësues vendor dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të komuniteteve, organizatat joqeveritare dhe avokuesit për të drejtat e njeriut u mblodhën për të trajtuar çështjen thelbësore të raportit “Fuqizimi i përgjigjeve institucionale ndaj incidenteve të sigurisë në komunitetet jo shumicë (serb)”.
Ngjarja, e organizuar nga OJQ AKTIV dhe Instituti KIPRED, e mbështetur nga UNMIK-u kishte për qëllim të hidhte dritë mbi përgjigjen institucionale ndaj incidenteve të raportuara gjatë viteve 2020 dhe 2021 dhe të rriste llogaridhënien publike në nivelet lokale dhe qendrore, kështu përfundimisht duke nxitur besimin në institucione, përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike dhe duke ngritur ndjenjën e sigurisë Brenda komunitetit serb.
Prezantimi theksoi sfidat me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë, veçanërisht në rajonet ku është pakicë. Në analizën e të dhënave të marra të dokumentuara nga RRCG është evidentuar një numër i konsiderueshëm i rasteve të raportuara gjatë periudhës raportuese, me 76 raste në vitin 2020, gjegjësisht 87 raste në vitin 2021. Këto shifra tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare, duke përfshirë shqetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në Raportet e të Drejtave të Njeriut në Kosovë për vitin 2020 dhe 2021.
Megjithatë, përkundër këtyre shifrave të konsiderueshme, reagimi sistematik nga institucionet e sundimit të ligjit, veçanërisht Policia e Kosovës dhe gjyqësori lidhur me këto çëshje ka munguar. Raporti vuri në pah nevojën për të përmirësuar kornizat ekzistuese institucionale për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive incidenteve të sigurisë dhe për të mbrojtur të drejtat e individëve që i përkasin këtij dhe komuniteteve tjera etnike.
Folësit kryesorë theksuan rëndësinë e përfshirjes, bashkëpunimit dhe ndërtimit të besimit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, autoriteteve lokale, komunitetit serb dhe komuniteteve jo shumicë. Ata theksuan se një qasje e integruar që përfshin masa proaktive, angazhim të komunitetit dhe iniciativa për ndërtimin e kapaciteteve është jetike për të parandaluar incidentet e sigurisë dhe për t’i adresuar ato menjëherë.
Ky prezantim shënon një arritje të rëndësishëm në njohjen e sfidave unike me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë serb dhe hap rrugën për përgjigje institucionale më gjithëpërfshirëse dhe të plotë ndaj incidenteve të sigurisë. Me një angazhim të ripërtërirë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e kohezionit social, ekziston një shpresë se këto masa do të kontribuojnë për një shoqëri më të sigurt dhe më harmonike për të gjithë pjesëtarët e saj.
Raportin e plotë mund ta gjeni në vegëzën në vijim:  

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd