QJQ Aktiv publikoi raportin “Përfaqësimi i komuniteteve joshumicë dhe i personave me aftësi të kufizuar në punësim në institucionet publike”, të gjeturat e të cilit bazohen në analizën e të dhënave kvantitative dhe cilësore të mbledhura në komunat e përzgjedhura.
Edhe pse të gjitha institucionet janë të obliguara që mundësitë e punësimit t’i ofrojnë në mënyrë të barabartë të gjitha komunitetet, në përputhje me kuotën e përcaktuar prej 10% në nivel qendror dhe kuotat proporcionale me numrin e banorëve në nivel lokal, praktika dhe raportet e mëparshme tregojnë se përfaqësimi i komunitetet është nën minimumin e përcaktuar.
Raporti ofron një pasqyrë të kornizës ligjore, vlerësime të përfaqësimit të komuniteteve, si dhe një pasqyrë të të dhënave në lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore të shërbimeve kompetente.
“Gjatë analizës të të dhënave për të punësuarit në administratat komunale, të gjitha administratat komunale respektojnë kuotat e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë sipas përqindjes së parashikuar për nivelin lokal të administratës publike. Komuna e Shtërpcës dhe Kamenicës veçohen veçanërisht në punësimin e komuniteteve”, ka treguar hulumtimi. Komuna e Leposaviqit nuk ka marrë pjesë në anketë.
Hulumtimi është kryer në 10 komuna, përveç 5 komunave të projektit ALVED, në Pejë, Shtërpcë, Leposaviq, Gjilan dhe Lipljan, gjithashtu në Obiliq, Fushë Kosovë, Kamenicë dhe Istok e Klinë.
Disa nga gjetjet tregojnë:
-Në Gjykatat Themelore numrin më të madh të pjesëtarëve të komuniteteve e ka të punësuar Gjykata Themelore në Kamenicë, 20.6%, në pozitat e gjyqtarëve dhe punëtorëve administrativë, ndërsa në Gjykatën Themelore në Lipjan janë të punësuar edhe tre (3) serbë dhe dy (2) turqit.
– Në degët e Postës së Kosovës në 4 komunat nga të cilat kemi marrë përgjigje, vetëm në Postën e Kosovës në Kamenicë janë të punësuar pjesëtarë të komunitetit serb, ndërsa në 3 komunat e tjera shumica është e punësuar 100 për qind.
-Sipas të dhënave të marra nga anketa, komuna e Shtërpcës me 23.07% të të punësuarve nga komunitetet joshumicë në atë komunë, dhe komuna e Kamenicës me 15.19% të të punësuarve nga komunitetet joshumicë në atë komunë i tejkalojnë kuotat ligjore për përfaqësimin në nivel lokal.
– Nga 37 institucione, 24 prej tyre, d.m.th. 64.9% e të punësuarve nuk kanë persona me aftësi të kufizuara, ndërsa në 13 institucione, prej të cilave 8 janë administrata komunale, kolektivi përfshin persona me aftësi të kufizuara.
Raporti tregoi se punëdhënësit në nivel komunal tregojnë një përkushtim të dobët për zbatimin e obligimeve ligjore që janë miratuar për të përmirësuar përfaqësimin e komuniteteve në punësimin total, kanë vetëm një njohuri të përafërt për ekzistimin e akteve ligjore që rregullojnë këtë çështje dhe nuk zbatojnë masat e përcaktuara.
Raporti sjell gjithashtu rekomandime për hartimin e politikave dhe zbatimin e masave të punësimit përmes niveleve të ndryshme të veprimit social nga institucionet e deri te organizatat e shoqërisë civile që mund të hartojnë dhe zbatojnë trajnime dhe fushata të ndryshme lidhur me çështjet e punësimit për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë.
Raporti mund të shkarkohet KËTU