E KALUARA, E TASHMJA, FORUMI I SË ARDHMES (12-13.04.2022)

Në emër të OJQ AKTIV dhe anëtarëve të Koalicionit të Kosovës për Pajtim, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në konferencën:

E kaluara, e tashmja,

FORUMI I SË ARDHMES

Gjendja e Pajtimit në Kosovë

Konferenca dyditore do të mbahet në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut

me datë 12 dhe 13 prill 2022

Dy dekada pas përfundimit të armiqësive në Kosovë, natyra e marrëdhënieve ndëretnike mbetet e paqartë. Përkundër investimeve dhe përpjekjeve të konsiderueshme nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe sektorit të shoqërisë civile, shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës u mungon baza e përbashkët, dhe në të vërtetë një koncept i përbashkët se çfarë është pajtimi dhe në çfarë mënyre mund të arrihet. Kjo konferencë do të trajtojë një sërë pyetjesh të hapura lidhur me këtë çështje në një mjedis që nxit debat konstruktiv. Panelistë eminentë nga fusha të ndryshme të jetës publike do të shqyrtojnë dhe zbërthejnë natyrën e rolit të mediave dhe shoqërisë civile në procesin e pajtimit dhe, për herë të parë, do të marrin në konsideratë gjithashtu rolin e komuniteteve më të vogla joshumicë të Kosovës dhe marrëdhëniet e tyre me dy grupet më të mëdha etnike.

OJQ AKTIV dhe partnerët e tij ju mirëpresin në atë që ne besojmë se do të jetë një diskutim i frytshëm, angazhues dhe i rëndësishëm!

FTESË DHE AGJENDA

Shënim: Duke qenë se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për shkak të situatës pandemike, nëse dëshironi të jeni në audiencë, ju lutemi regjistrohuni në panelin për të cilin jeni të interesuar përmes emailit: applications@ngoaktiv.org

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd