Në kuadër të projektit Alved, komunës së Shtërpcës iu dhuruan pajisje për shërbime të përkthimit.
Sot, më 8 mars 2023, komunës së Shtërpcës i kemi dhuruar pajisje me qëllim të rritjes së kapaciteteve të administratës komunale për të ofruar shërbime në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Pajisjet janë pranuar në emër të komunës nga Igor Saviq, shef i zyrës së kryetarit të komunës së Shtërpcës.
Pajisjet u dorëzuan si pjesë e projektit ALVED “Forcimi i zërave lokalë për zhvillim të barabartë”, i cili financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Projekti zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Iniciativa për Ndryshim Paqësor (PCI), në bashkëpunim të ngushtë me People in Need (PiN) dhe në partneritet me OJQ Aktiv.
Detajet e donacionit:
Pajisja me vlerë 4,173.00 EUR përbëhet nga një printer multifunksional dhe dy laptopë për departamentin e përkthyesve komunal.