APEL PËR PAQE

Të brengosur thellë për veprimet represive dhe agresive të Qeverisë së Kosovës dhe sjelljen e forcave speciale të policisë në veri të Kosovës, të cilat mund të eskalojnë deri në pasoja të paparashikueshme për paqen dhe sigurinë e qytetarëve dhe të cenojnë mundësinë e pajtimit dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve në këto treva; 

Duke dënuar çdo lloj të dhunës ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë në ngjarjet e fundit, dhe duke theksuar se problemet politike nuk mund dhe nuk guxohet të zgjidhen përmes veprimeve policore por me dialog konstruktiv në tryezën e bisedimeve; 

Të mësuar nga leksionet përgjatë historisë që aparati institucional nën kontrollin e një komuniteti etnik nuk mund dhe nuk duhet të udhëheqë jetën e komuniteteve të tjera etnike sepse demokracia në shoqëritë post-konfliktuale shumetnike nënkupton ndarjen e pushtetit dhe të përgjegjësisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, e assesi sjelljen agresive të organeve të sigurisë dhe pushtetit publik të shumicës ndaj pakicave; 

Duke theksuar se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve mund të ndërtohet vetëm mbi marrëdhëniet e mirëbesimit dhe respektimit të ndërsjellë, e jo mbi represion, dhunë e dehumanizim të cilave populli serb po u nënshtrohet çdo ditë, si përmes deklaratave të zyrtarëve më të lartë, ashtu edhe përmes raportimeve të një pjese të mediave dhe fushatave negative në mediat sociale; 

Duke apeluar që serbët në Kosovë, si komunitet por edhe pjesëtarët e tij, çdo ditë po i nënshtrohen përpjekjeve për delegjitimim, dehumanizim, etiketim dhe kriminalizim në paraqitjet publike të zyrtarëve të qeverisë, por edhe në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke i paraqitur qëndrimet legjitime të komunitetit serb në Kosovë si të instrumentalizuara nga ana e qeverisë së Serbisë me të cilat dëshirojnë të vënë në lajthim partnerët ndërkombëtarë dhe publikun. 

Duke theksuar se demokracia nuk ndërtohet me zgjedhje në kontejnerë, dhe me bartës të funksioneve publike që nuk kanë legjitimitet në popull, por që kanë për synim që me fuqinë e armëve dhe represionit policor të qeverisin qytetarët e një komuniteti tjetër etnik; 

Duke nënvizuar se qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit nuk janë e njëjta gjë – derisa në pyetjen për sundimin e ligjit mund të përgjigjet edhe inteligjenca artificiale, qeverisja e mirë është një proces shumë më i ndërlikuar, më delikat i cili kërkon talent për lidership; 

Duke parë që qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj i shkelin çdo ditë të drejtat e popullit serb të garantuara me Kushtetutë, nuk i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese e as obligimet e marra nga procesi i dialogut me Serbinë; 

Të vendosur për të qëndruar dhe jetuar me dinjitet në këto hapësirat, në bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë me shqiptarët dhe komunitetet e tjera etnike, por edhe krenar për veten, historinë tonë, kishën, trashëgiminë kulturore dhe fetare; 

Duke dashur të besojmë në sinqeritetin e fjalëve të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të atyre të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Kuintit të cilat e kanë shprehur mbështetjen për multietnicitet dhe bashkëjetesë paqësore mes komuniteteve etnike në Kosovë; 

Ne, përfaqësuesit e komunitetit serbë nga të gjitha anët e Kosovës, të nënshkruar më poshtë, jemi unik në kërkesat e paraqitura të cilat ua drejtojmë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe sepse besojmë që vetëm ata mund ta ruajnë paqen në Kosovë dhe të ushtrojnë presion vendimtar në Qeverinë e Albin Kurtit për të zbatuar masat e paraqitura më poshtë të cilat janë të domosdoshme në mënyrë që të ruhet paqja dhe për t’u krijuar kushtet për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar rishtazi për normalizim: 

Tërheqja e të gjitha njësive speciale të policisë nga veriu i Kosovës sepse prania e tyre është në kundërshtim me nenet 128 dhe 61 të Kushtetutës së Kosovës dhe Pikën 9 të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Sjellja e këtyre policëve nxit frikë dhe shqetësim në mesin e banorëve lokal dhe përbën kërcënim për paqen, ndërsa mungesa e reagimit ndaj dislokimit joligjor të tyre në veri të Kosovës, ndaj marrjes me dhunë dhe të kundërligjshme të tokës, ka dërguar mesazh të gabuar që lejohet militarizimi i kësaj hapësire; 

Largimi nga ndërtesat komunale dhe objektet tjera publike të qendrave administrative në veri të Kosovës i përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës të cilët nuk kanë legjitimitet demokratik për të përfaqësuar komunitetet lokale në ato mjedise, dhe sigurimi i qasjes së papenguar për zyrtarët ekzistues të administratës lokale në zyrat e tyre deri në organizimin e zgjedhjeve të reja; 

Dislokimi i njësive të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës me qëllim të ruajtjes së paqes deri në momentin e kthimit të pakusht të serbëve lokal në polici, që duhet të përfshijë edhe garanci të fuqishme për respektimin e autorizimeve specifike të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Veri të cilat janë të përkufizuara me Marrëveshjen e Brukselit e të cilat janë shfuqizuar me vendime të qeverisë së Kosovës në fund të vitit 

2021; 

Zbatimi i nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim me të cilin garantohet e drejta për vetë-menaxhim në komunitetet serbe në Kosovë dhe formalizimin e statusit të Kishës ortodokse serbe; 

Formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe Parimet e përgjithshme për formimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe të vitit 2015; 

Pas përshtatjes së kuadrit ligjor me qëllim të formimit të Bashkësisë, të organizohen zgjedhjet demokratike në komunat në veri të Kosovës dhe të krijohen kushtet për kthim të papengueshëm dhe të pakusht të serbëve në institucione; 

Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të majit të vitit 2016 me të cilin vërtetohet pronësia e manastirit të Deçanit mbi 24 hektarëve të tokës; 

Zgjidhja e rasteve të sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre, përfshirë shpronësimin e kundërligjshëm të tokës, incidentet e fundit në të cilat është përdorur arma e zjarrit nga pjesëtari i shërbimit të sigurisë së Kosovës, si dhe forcimi i masave të sigurisë në mjediset serbe në Kosovë; 

Ndërprerja e demonizimit të popullit serb në paraqitjet publike të Presidentes së Kosovës, Kryeministrit të Kosovës dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë nga radhët e komunitetit shqiptar. 

Ju të cilët e keni njohur pavarësinë e Kosovës me premtimin që do të ndërtohet një shoqëri multietnike dhe demokratike, dhe të cilët për vite me radhë keni punuar në afirmimin e pavarësisë së saj, keni obligim historik dhe moral ndaj fatit të popullit serb që jeton në këto hapësira. E ardhmja jonë varet nga vendosmëria juaj, nga shpejtësia e veprimit tuaj varet ruajtja e paqes në Kosovë. Historia do t’i mbajë mend veprimet tuaja të ardhshme, bëhuni të përgjegjshëm ndaj vlerave të demokracisë në shoqëritë e polarizuara multietnike në të cilat qëndron civilizimi perëndimor. 

Të nënshkruarit: 

1. Dragisha Mijaçiq / InTER / Zubin Potok 

2. Jovana Radosavleviq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq 

3. Millica Andriq Rakiq / Iniciativa e Re Sociale / Zubin Potok 

4. Miodrag Milliqeviq / Aktiv / Mitrovica e Veriut 

5. Dushan Radakoviq / ACDC / Mitrovica e Veriut 

6. Arkimandrit Sava Janiq / igumeni i Manastirit Visoki Deçani / Deçan 

7. Mirosllav Ivanoviq / gjyqtar në pension / Mitrovica e Veriut 

8. Nenad Todoroviq/ regjisor teatri / Mitrovica e Veriut 

9. Ljubomir Pantoviq / avokat / Mitrovica e Veriut 

10. Prof. Nebojsha R. Mitiq PhD / profesor në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së / Mitrovica e Veriut 

11. Prof. Bilana Jarediq PhD / Zveçan 

12. Momçillo Trajkoviq / kryetar i Forumit Kombëtar Serb / Graçanicë 

13. Prim. dr. Zvonko Radosavleviq / kirurg / Leposaviq 

14. Profesor Igor Damjanoviq PhD / profesor i dramës, Fakulteti i Arteve i UP-së / Beograd, i zhvendosur 

15. Aleksandar Arsenijeviq / kryetar i Iniciativës Qytetare Mbijetesa Serbe / Zveçan 

16. Radmila Kapetanoviq / Rrethi i motrave serbe / Zubin Potok 

17. Jasmina Zhivkoviq Jovanoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce 

18. Goran Avramoviq / redaktor RTV Kim / Graçanica 

19. Predrag Milkoviq / avokat / Mitrovica e Veriut 

20. Zorica Vorguçiq / redaktore RTV Kim / Graçanica 

21. Darko Dimitrijeviq / redaktor Radio Gorazhdeci / Gorazhdec 

22. Angjellka Qup / gazetare / Gračanica 

23. Ivan Nikolliq / CSD / Graçanica 

24. Ruzhica Simiq / Të drejtat e gruas / Mitrovica e Veriut 

25. Marko Jakshiq / Bachelor në juridik dhe aktivist politik / Mitrovica e Veriut 

26. Sasha Llazareviq Kudra / solist vokal / Zubin Potok 

27. Ana Marija Ivkoviq / gazetare Alternativna / Zveçan 

28. Millosh Subotiq / Bachelor në juridik / Mitrovica e Veriut 

29. Stefan Velkoviq / aktivist social dhe politik / Mitrovica e Veriut 

30. Marko Millenkoviq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq 

31. Ivan Vuçkoviq / gazetar / Leposaviq 

32. Stefan Kalaba / inxhinier i pylltarisë / Zveçan 

33. Nenad Maksimoviq / Qendra për Paqe dhe Tolerancë / Graçanicë 

34. Aleksandar Rapajiq / Dialogu Nansen / Mitrovica e Veriut 

35. Milica Radovanoviq / Iniciativa e Re Sociale / Mitrovica e Veriut 

36. Rajko Jovanoviq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë 

37. Aleksandar Velliq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë 

38. Vlladimir Radosavljeviq / profesor / Leposaviq 

39. Millan Dobriq / dizajner grafik / Mitrovica e Veriut 

40. Danillo Gjuriq / instruktor i ngjitjes / Osojane 

41. Jellena Jevremoviq / profesoreshë / Leposaviq 

42. Bojana Manitasheviq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë 

43. Nevena Radosavljeviq / aktiviste dhe studiuese e paqes / Leposaviq 

44. Suzana Vukashinoviq / menaxhere financiare / Llapllasellë 

45. Mlladena Vukashinoviq / Llapllasellë 

46. Velko Samarxhiq/ Qendra për Iniciativa Sociale / Pejë 

47. Bilana Stankoviq / Llapllasellë 

48. Aleksandar Tanaskoviq / Eco Lepo / Leposaviq 

49. Vlladan Paviq / mjeshtër i zërit Teatri Kombëtar i Prishtinës në Graçanicë / Mitrovica e Veriut 

50. Vlladisllav Gjerkoviq / Administrata e Teatrit Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Leposaviq 

51. Isidora Todoroviq / studente e letërsisë botërore / Mitrovica e Veriut 

52. Nebojsha Gjorgjeviq / aktor në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Valjevë, i zhvendosur 

53. Ivana Simiq / organizatore në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë/ Beograd, i zhvendosur 

54. Verica Neshoviq / Bachelor në ekonomi / Leposaviq 

55. Verka Jovanoviq / sektori privat / Leposaviq 

56. Sllobodan Pejanoviq / Master në histori / Leposaviq 

57. Gordana Gjoriq / Shoqata e grave sipërmarrëse Avenija / Graçanica 

58. Angjela Millosavljeviq / Bachelor në shkenca farmaceutike / Leposaviq 

59. Ivan Millosavljeviq / Bachelor në shkenca të informacionit / Leposaviq 

60. Nenad Jovanoviq / sipërmarrës / Leposaviq 

61. Srgjan Simonoviq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Veriut 

62. Verolub Petroniq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Veriut 

63. Dejan Nedelkoviq / OJQ Zemra e gjelbër / Mitrovica e Veriut 

64. Miodrag Andriq / inxhinier organizativ në pension / Zubin Potok 

65. Vesna Jovanoviq / profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe / Partesh 

66. Ruzhica Llukiq / mësimdhënëse në pension / Partesh 

67. Dobrivoje Jovanoviq / mësimdhënës në pension / Partesh 

68. Olliver Vujoviq / Forumi për bashkëpunim dhe shoqëri multietnike / Graçanicë 

69. Millivoje Raiçeviq / Master në administratë publike / Mitrovica e Veriut 

70. Nikolla Todiq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq 

71. Sllobodan Stoshiq / ACDC / Mitrovica e Veriut 

72. Vlladan Trifiq / Instituti për hulumtime publike / Graçanicë 

73. Ivana Millosavleviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce 

74. Jovana Cvetniq / gazetare e diplomuar / Zubin Potok 

75. Sasha Illiq / Qendra për Paqe dhe Tolerancë / Graçanicë 

76. Nemanja Nestoroviq / profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e Veriut 

77. Ivan Stojkoviq / organizator në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Beograd, i zhvendosur 

78. Sllagjana Kostiq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok 

79. Urosh Branoviq / sipërmarrës / Leposaviq 

80. Igor Dashiq / punonjës social / Zveçan 

81. Ollivera Manojlloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok 

82. Marko Radojeviq / profesor i biologjisë / Zubin Potok 

83. Çasllav Tomoviq / inxhinier i teknologjisë / Veli Breg, Zubin Potok 

84. Boban Petroviq / profesor / Graçanicë 

85. Millena Kasalloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok 

86. Olliver Vezmar / inxhinier elektrik / Zubin Potok 

87. Lubisha Mijaçiq / arkitekt inxhinier / Zubin Potok 

88. Bojana Vukadinoviq / Master në psikologji / Mitrovica e Veriut 

89. Nemanja Jovanoviq / profesor i IT-së / Zubin Potok 

90. Natasha Trifunoviq / arkitekte inxhiniere / Zubin Potok 

91. Dragana Dobrosavleviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce 

92. Martin Alleksiq / profesor i matematikës / Zubin Potok 

93. Dushan Bazoviq / student i mjekësisë / Mitrovica e Veriut 

94. Zoran Milliq / profesor i matematikës / Zubin Potok 

95. Nikolla Spasojeviq / profesor i matematikës / Zubin Potok 

96. Sanja Krtiniq / aktiviste qytetare, pedagoge / Mitrovica e Veriut 

97. Bojana Milletiq / profesoreshë e biologjisë / Zubin Potok 

98. Sonja Bozhoviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok 

99. Danijella Millosavleviq/ profesoreshë e gjuhës serbe / Mitrovica e Veriut 

100. Radosava Gjorgjeviq / profesoreshë e kimisë / Zubin Potok 

101. Dragica Popoviq / doktor i mjekësisë / Mitrovica e Veriut 

102. Dragica Tomoviq / profesoreshë e sociologjisë / Zubin Potok 

103. Sllagjana Vulloviq / profesoreshë / Zubin Potok 

104. Natasha Bjellica / profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e Veriut 

105. Aleksandra Saviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok 

106. Zllatko Stojanoviq / Llapllasellë 

107. Milan Bozhoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok 

108. Millosh Mitroviq / profesor i gjuhës frënge / Zubin Potok 

109. Marija Trikosh / profesoreshë e gjeografisë / Mitrovica e Veriut 

110. Sanja Sovrlliq / gazetare / Leposaviq 

111. Nedeljko Mijaçiq / pensionist / Zubin Potok 

112. Vasillije Markoviq / inxhinier elektrik në pension / Zubin Potok 

113. Sllagjana Vukashinoviq / Llapllasellë 

114. Gjorgje Jelliq / elektrotenik i kompjuterit / Zubin Potok 

115. Aleksandar Arsiq / inxhinier elektrik / Mitrovica e Veriut 

116. Dragisha Kostiq / InTER / Zubin Potok 

117. Ana Qup Marković / gazetare Gračanica Online dhe Prva TV / Graçanicë 

118. Bojan Millosavljević / Aksioni për Zhvillim Social dhe Ekonomik / Leposaviq 

119. Branisllav Vasoviq / Qendra Kulturore Rinore / Leposaviq 

120. Mirjana Obradoviq / pensioniste / Zubin Potok 

121. Jelena Prica / punëtore e administratës tatimore / Mitrovica e Veriut 

122. Millica Prica / filologe dhe dizajnere / Mitrovica e Veriut 

123. Marija Simunoviq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok 

124. Anastasija Rakiq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok 

125. Vasilka Voinoviq / Svet anđela / Mitrovica e Veriut 

126. Marija Millenkoviq / InTER / Zubin Potok 

127. Katarina Millosavleviq / studente / Rudar i Madh, Zveçan 

128. Aleksandra Fiqoviq / studente / Rudar i Madh, Zveçan 

129. Dobrinka Obradović / Teknik ndërtimi / Zubin Potok 

130. Mishell Koneski / Master në menaxhment ndërkombëtar/ Leposaviq 

131. Millica Millenkoviq / inxhiniere ndërtimi / Zubin Potok 

132. Sasha Jovanoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce 

133. Verica Mijaçiq / profesoreshë e edukatës qytetare / Zubin Potok 

134. Millica Markoviq / profesoreshë e biologjisë / Zubin Potok 

135. Zorica Stankoviq / amvise / Partesh 

136. Dragana Viqentijeviq / profesoreshë e kimisë / Zubin Potok 

137. Andrijana Vllashkoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok 

138. Snezhana Periq Bogdanoviq / koordinatore e projektit / Graçanica 

139. Aleksandar Ratkoviq / inxhinier i arkitekturës / Mitrovica e Veriut 

140. Danillo Radoviq / inxhinier profesional specialist i informatikës dhe shkencave kompjuterike / Mitrovica e Veriut 

141. Mirjana Bojoviq / Bachelor në juridik / Mitrovica e Veriut 

142. Radolub Jakshiq / elektricist i impianteve / Zubin Potok 

143. Millena Dabetiq / psikologe, Certifikatë evropiane në psikoterapi / Mitrovica e Veriut 

144. Nikollina Kllajiq / studente e shkencave politike / Mitrovica e Veriut 

145. Marina Millentijeviq / studente e gazetarisë / Zveçan 

146. Vladislav Qup / punonjës mediatik /Grçanicë 

147. Millena Maksimoviq / punëtore mediatike / Radevë 

148. Milladin Kostiq / pensionist / Zubin Potok 

149. Dimitrije Mirkoviq / punëtor mediatik / Llapllasellë 

150. Zorica Obradoviq / studente / Zubin Potok 

151. Nikolla Millosavleviq / punonjës mediatik / Graçanicë 

152. Nenad Cvetniq / teknik mjekësor / Zubin Potok 

153. Bozhidarka Zhivkoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce 

154. Dragan Peshakoviq / inxhinier ndërtimi / Leposaviq 

155. Sunçica Andrejeviq / fotoreportere Alternativna / Uglarë – Fushë Kosovë 

156. Marina Bozhoviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok 

157. Vllado Vukomanoviq / teknik i ekonomisë/ Zubin Potok 

158. Nemanja Bozhoviq/ Bachelor në pedagogji / Mitrovica e Veriut 

159. Vesna Kostiq / edukatore e kopshtit, pedagoge / Zubin Potok 

160. Violleta Marinkoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok 

161. Nemanja Obradoviq / inxhinier i elektroteknikës dhe informatikës / Zubin Potok 

162. Andrija Igić / novinar, dopisnik RTS / Pristina 

163. Vesna Stajić / strukovni menadžer / Novo Brdo 

164. Dragan Božović / diplomirani inženjer / Zubin Potok 

165. Vladimir Živković/ inženjer elektrotehnike i građanski aktivista, Gračanica 

https://ngoaktiv.org/wp-content/uploads/2023/06/APEL-PER-PAQE-306.pdf

 

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd