TË DREJTAT GJUHËSORE NË KOSOVË NË MES TË MBROJTJES DHE SFIDAVE LIGJORE

Facebook
Twitter
LinkedIn
Autor:
Ivan Spasojević, trainer në Gjykatën Themelore të Mitrovicës

Të gjithë ne që jetojmë dhe punojmë në Kosovë jemi dëshmitarë të shembujve të shumtë të shkeljes së të drejtave për përdorimin e gjuhëve si një e drejtë personale që përfaqëson një nga parimet themelore kushtetuese. Do të ishte e paimagjinueshme të flasim për të drejtat e komunitetit sërb të Kosovës që në të gjitha segmentet e jetës së tyre publike të përdorin gjuhën dhe alfabetin amtar, nëse së pari nuk thellohemi në burimet të cilat e garantojnë këtë të drejtë. Kemi të bëjmë me shumëllojshmërinë e burimeve, si ato vendore ashtu dhe ato ndërkombëtare.

Lidhur me dispozitat pozitive vendore në rend të parë si akti më i lartë juridik që garanton këtë të drejtë është Kushtetuta e Kosovës gjegjësisht Neni 5 i cili përshkruan status të barabartë të gjuhës shqipe dhe serbe si gjuhë zyrtare në Kosovë. Pastaj kemi ligjin për përdorimin e gjuhëve si ligj Lex specialis i cili gjithashtu përshkruan përdorimin e gjuhëve zyrtare respektivisht gjuhës shqipe dhe serbe që sërish në mënyrë të përgjithësuar dhe parimore rregullon këtë të drejtë të përdorimit të gjuhës në institucione qendrore, në sektor privat, në gjyqësor si dhe në institucione arsimore dhe medija, megjithatë duke lënë mjaft boshëllëqe të cilat munden të mbushen nga e drejta procedurale civile që rrjedhimisht do të regullonte në mënyrë sa ma precise këtë çështje si dhe do të parandalohet përkthimi i shumëkuptimtë nga ana e organeve publike të cilat direkt zbatojnë rregulloret. Përveç dispozitave vendore ekzistojnë burime të shumta ndërkombëtare të ratifikuara nga ana e parlamentit të Kosovës të cilat janë të zbatueshme në mënyrë direkte. Prej burimeve ndërkombëtare lidhur me përdorimin e gjuhëve vlen të përmendet Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, Konventën ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike, Konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare si dhe kartën Evropiane për gjuhët rajonale ose minoritare. Të gjitha rregulloret e sipërpërmendura, pavarësisht se vendore apo ndërkombëtare, në një mënyrë të përgjithësuar rregullojnë përdorimin e gjuhëve, duke lënë hapësirë ligjbërësve në zbatim të ligjeve që rregullojnë çështjet specifike (procedurale) që kjo e drejtë të rregullohet mënyrë konkrete.

Nëse i qasemi në mënyrë adekuate përkthimit të normave ligjore të cilat rregullojnë përdorimin e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare në Kosovë, do të vijmë në përfundim që pjesëtarët e komunitetit sërb në çfarëdo lloji të komunikimit me organet e nivelit qendror apo lokal si dhe me organet gjyqësore kanë të drejtë të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre, ndërsa në anën tjetër organet respektive sipas detyrës zyrtare apo sipas kërkesës së palës në fjalë, duhen që secilin dokument ta sigurojnë në formatin e gjuhës amtare të palëve, apo thënë më saktë në gjuhën që pala e kupton. Fatkeqësisht ne jemi dëshmitarë të shkeljeve të shumta nga ana e organeve shtetërore apo individëve të cilët zbatojnë rregulloret prandaj në disa pjesë të Kosovës gjuha serbe pothuajse është zhdukur (në kuptimin e komunikimit në mës organeve shtetërore dhe individëve). Kjo problematikë është e theksuar sidomos në pjesën jugore të Kosovës ku pjesëtarët e komunitetit sërb nuk munden të përdorin gjuhën e tyre në shtrirje të gjërë. Shkeljet jo rrallë herë reflektohen edhe në aktgjykime marrë parasysh që palët i pranojnë vendime gjyqësore në gjuhën shqipe, duke mos anashkaluar as aktet tjera të cilat vendosin për të drejtat apo interesat e tyre. Imagjinoni situatën ku palës i ofroni një dokument në gjuhën të cilën vetë pala nuk e kupton dhe aq ma shumë i kërkoni që të njejtën ta nënshkruaj? Tejet situatë apsurde e cila fatkeqësisht është përditshmëri në Kosovë, dhe jo rrallë herë është e shoqëruar me thënijen: „nëse jeton në Kosovë atëherë mësoje gjuhën shqipe“. Mirpo edhe në rast nëse ndonjë dokument është i përkthyer, megjithatë cilësia e përkthimit është në nivel katastrofal.

Një nga shkaqet kryesore (gjithsesi jo të izoluar) të kësaj situate ndodhet në dispozitat e përgjithshme si dhe në të drejtat procedurale të keqshkruara (dhe dobët të përkthyera) të cilat duhet të jenë të detajuara dhe rregulluar me precizitet ashtu si është përshkruar me dispozitat e sipërpërmendura. Do të nxjerri në pah vetëm një shembull nga Kodi i proceduës penale dhe me vetë faktin që palëve gjatë seancave dëgjimore nuk i është mundësuar ndigjimi në gjuhën të cilën e kuptojnë, prandaj këtë e konsiderojë si shkelje të rendë. Është e pamohueshme që vendimi do të „pezullohet“ nëse gjatë seancave dëgjimore palëve nuk i mundësohet përdorimi i gjuhës së tyre. Mirpo çka do të ndodh nëse vjen deri te shkelja e kësaj të drejte në fazën e hetimit gjatë mbledhjes së provave? Por shtrohet pyetja, a thua prokurorija e shtetit është përgjegjëse të përkthejë të gjitha materijalet e provave para fillimit të seancës dëgjimore në mënyrë që palëve të ju mundësohet pregaditja adekuate? Jemi dëshmitarë edhe të gjykimit të të ndjerrit Oliver Ivanoviq ku avokatët mbrojtës si dhe pala e dëmtuar kanë bërë ankesë lidhur më materijalin mjaft vëllimor të provave të papërkthyera edhe pse seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve ishte e caktuar paraprakisht.

Situata nuk është aspak më e mirë as në të drejtat tjera procedurale. Ankesat si dhe përgjigjet palëve gjithashtu i sigurohen në gjuhën të cilën nuk e kuptojnë, përderisa afatet fillojnë menjëherë pas informimit të palës respektivisht pas dorëzimit të parashtresave. Eventualisht kjo situatë është më e keqësuar në nivelin e pushtetit lokal ku sërbët konsiderohen si pakicë dhe gjatë komunikimit me organet e pushtetit lokal tekstualisht thënë vijnë para aktit të kryer, duke nënshkruar dokumente në gjuhën të cilën nuk e kuptojnë. Një neveri vërehet sidomos në raport me alfabetin cirilik ku vështirë që dikush do të fitojë ndonjë përgjigje ndaj çfardo kërkese nëse e njejta është e shkruar në alfabetin cirilik.

Si një nga shkaqet kryesore, por jo të vetëm, është pikërisht shkruarja jo precise dhe jo e plotë e të të drejtave procedurale të cilat në vend se të ishin të detajuara rreth përshkrimit të mënyrës se si palëve duhet dorëzuar parashtresat, si dhe përdorimit të gjuhës dhe alfabetit serb, në të vërtetë në vend se të rregullohet kjo e drejtë krejt çka bëhet është vetëm zbatimi i masave të përkohshme. Marrë parasysh që Kosova është formalisht (në esencë shumë larg saj) shtet bilingual prandaj do të ishte e dobishme nëse do ti kushtojmë vëmendje shteteve fqinje të rajonit në të cilat zyrtarisht përdoren dy gjuhë. Nëse marrim nën llupë shembullin e Maqedonisë së Veriut do të shohim që formalisht përfaqësohet parimi i dy gjuhëve, apo thënë më saktë çfarëdo dokumenti duhet të jetë në dy gjuhë. Kohëve të fundit Komisioni i Venedikut ka vlerësuar Maqedoninë e Veriut me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve si ligj ambicioz i cili tejkalon edhe standardet e definuara Europiane. Diqka e tillë a do të jetë e mundur edhe në Kosovë? Gjithsesi është e dëshirueshme, mirpo mendoj që në këtë moment është e pamundur të realizohet diqka e tillë pasi që nevojiten kuadro jashtëzakonisht të mëdha dhe cilësor të përkthyesve por fatëkeqësisht diqka të tillë Kosovo nuk e posedon.

Që kjo e drejtë e përdorimit të gjuhës të zbatohet në tërrësi për komunitetin sërb të Kosovës, mendoj që duhemi të veprojmë në disa drejtime, me theks të veçantë në ndryshimin dhe plotësimin e gati të gjitha drejtave procedurale si dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë, duke i ndryshuar në detaje dhe me precizitet në mënyrë që të gjitha parashtresat si dhe vendimet e organeve respektive të mirren në gjuhën të cilën pala e kupton dhe poashtu të ndërmirren masa diciplinore kundër shërbyesve civil të cilët shkelin këtë të drejtë. Që kjo të zbatohet kërkohet edhe angazhimi më i madhë i pjesëtarrëve të komunitetit sërb të cilët punojnë në organet legjislative dhe ekzekutive, nënkuptohet bashkë me një kampanjë senzibilizuese që mbulon të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në Kosovë 20% e populllatës përbëhet nga komuniteti sërb. Si e tillë ky komunitet ka historinë e saj, traditën dhe kulturën. Si pjesë e kësaj kulture hyn gjuha sërbe dhe alfabeti cirilik. Që të mbrohet identiteti i komunitetit sërb nevojitet mbrojtja institucionale e cila bazohet në dispozita pozitive. Marrë parasysh që normat ligjore në masë të madhe janë të paspecifikuara kur bëhet fjalë për shumë segmente të jetës publike në të cilën serbët kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre, si një nga daljet nga kjo situate tejet e ndërlikuar është pikërisht ndryshimi dhe plotësimi i gati të të gjitha drejtave procedruale që kjo e drejtë të rregullohet dhe përshkruhet sa më detalisht.

Postimi në blog mbi sfidat ligjore për përdorimin e gjuhës serbe në Kosovë është shkruar në kuadër të fushatës informuese për të drejtat e gjuhës në Kosovë. Kjo fushatë është realizuar si pjesë e projektit “Krijimi i një Kosove dygjuhësore’ i implementuar nga OJQ Aktiv dhe i mbështetur nga Mbretëria e Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë. Mendimi i shprehur në tekst nuk pasqyron pikëpamjet e Ambasadës Norvegjeze

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd