A MUND BASHKËPUNIMI EKONOMIK TË MBËSHTESË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË

Facebook
Twitter
LinkedIn
Autor:
Muhamet Mustafa, bashkëpunëtor i lartë në Institutin për Hulumtime Zhvillimore Riinvest.

Bashkëpunimi aktual ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zvogëlon tregtinë e mallrave – eksportet dhe importet të cilat gjithashtu ndikohen shumë nga barrierat politike. Aktualisht Serbia u kthye në tregun e Kosovës me importet e saj. Ajo numëron tani rreth gjysmën e vlerës së tyre përpara vendosjes së taksës prej 100%. Nga ana tjetër eksportet e Kosovës në Serbi mbeten modeste. Aktualisht më të ulëta se në Maqedoni për 60% dhe më të ulëta se në Shqipëri për rreth 300%. Taksat prej 100% dhe masat e reciprocitetit kundër importeve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina u hoqën nga Kosova, në pranverë të vitit të kaluar, për shkak të rifillimit të dialogut në Bruksel. Nga ana tjetër pengesat për eksportuesit e Kosovës në Serbi mbeten të njëjtat. Serbia akoma nuk është përgjigjur në mënyrë të barabartë për të hequr disa barrierat jo-tarifore p.sh. dokumentet në lidhje me eksportet e ushqimit, kërkesat shtesë për standardet, etiketimin e produkteve, barrierat për eksportet e Kosovës dhe importet në tranzit përmes Serbisë dhe të ngjashme.

Gjatë vitit të kaluar, veçanërisht në prag të Samitit të Uashingtonit dhe përgatitjeve të tij, çështja e bashkëpunimit ekonomik/normalizimit dhe transformimit ekonomik domethënës përmes projekteve kryesore infrastrukturore dhe investimeve në krijimin e vendeve të punës për të krijuar perspektivë veçanërisht për brezin e ri, u pa si një rrugëdalje nga bisedimet joproduktive në Bruksel ose si një komponentë kyçe plotësues për normalizimin e përgjithshëm. Kjo ishte një qasje e favorizuar nga Shtëpia e Bardhë. Kohët e fundit Kryeministri i Kosovës ka rishikuar idenë e “Planit Mini Marshal” për rajonin.  Gjatë samitit në Shtëpinë e Bardhë (4 shtator 2021) nga të tria palët u nënshkruan zotimet për marrëveshjen e mundshme në lidhje me investime të vlefshme miliarda dollarë për infrastrukturë – (autostradat; hekurudha; energjia, porti i thellë në Detin Adriatik, krijimi i vendeve të punës dhe zhvillimi i NVM-ve).

Para samitit u iniciua ideja rreth Krijimit të Zonave të Veçanta Ekonomike (ZVE). Përkundër disa zërave pesimistë që konsiderojnë se çështjet politike vijnë në radhë të parë, duke argumentuar këtë me karakteristikat kryesore dhe natyrën e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe sfondin e tyre historik, mund të këshillohet që kjo qasje të përdoret si një komponentë plotësuese për të përmirësuar pengesat aktuale. Kjo posaçërisht mund të funksionojë më mirë nëse kombinohet ose plotësohet me më shumë gatishmëri dhe konstruktivitet të BE-së për të shpejtuar integrimin e Kosovës dhe Serbisë brenda strukturave dhe institucioneve të saj. Ky mund të jetë çelësi për të relativizuar rëndësinë e ‘kufijve’ dhe kurtheve mitologjike. Të dy zonat e mundshme për Zonat e Veçanta Ekonomike janë afër lidhjeve të mira infrastrukturore – hekurudhave dhe autostradave dhe mund të kenë përfshirë në ndikim rajonal. Në rastin e zonës së Veriut të Kosovës (përfshirë komunat: Leposaviq/Leposavić, Zubin Potok/Zubin Potok, Zveçan/Zvečan, Mitrovicë/Mitrovica, Mitrovica e Veriut/Severna Mitrovica dhe potencialisht Vushtrri/Vučitrn, Istog/Istok dhe Skenderaj/Srbica. Në rastin e zonës së Luginës së Preshevës (përfshirë komunat: Bujanoc/Bujanovac, Medvegjë/Medveđe dhe Preçevë/Preševo, plus zonat pasive të komunave Vrajë/Vranje dhe Tergovishtë/Trgovište) mund të lidhet me efekte ndërkufitare në Maqedoninë e Veriut.  Mbulimi territorial i këtyre ZVE-ve siguron efekte për marrëdhënie më të mira ndëretnike dhe ndër-komunikim; dhe gjithashtu mund të qetësojë tensione ndëretnike, të relativizojë kufijtë ngase ato aktualisht shihen si pengesë dhe barrierë teknike dhe psikologjike. Projektet në lidhje me transformimin ekonomik të tyre potencialisht mund të financohen përmes fondeve IPA; fondeve për agjendën e Procesit të Berlinit dhe burime të tjera, veçanërisht me mbështetjen e SHBA.

TV emisioni “SporaZoom” është një projekt i cili u krijua me qëllim të informimit të njerëzve dhe debateve të hapura mbi çështje të rëndësishme politike dhe sfidat me të cilat përballet Kosova. Ky projekt financohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe implementohet nga OJQ Aktiv, OJQ Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC) dhe kompania e produkcionit TV Mreža. Me qellim të perceptimit profesional, analitik dhe të përgjegjshëm të situatës aktuale socio-politike në Kosovë dhe lidhur me Kosovën, si pjesë të këtij projekti do të realizohen një sërë analizash të shkruara nga ekspertë përkatës për trendet socio-politike në rajon, të cilët gjithashtu ishin të ftuarit e emisionit televiziv “SporaZoom”. Opinionet, konkluzionet ose rekomandimet i përkasin autorit dhe domosdoshmërish nuk shprehin pikëpamjet e donatorëve ose organizatave partnere.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd