10. dhjetor. 2016. | 2:50


Të rinjtë gjer tek kariera - Mladi do karijere” - Nisma për ndergjegjësimin e punësimit të të rinjeve.


Status: Finished

Partnerët dhe mbështetësit: Korporata gjermane për zhvillim nderkombëtar (GIZ)

 "Mladi do karijere – nisma për ndergjegjësimin e punësimit të të rinjëve" do të fokusohet tek të  rinjtë në veri të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të aftësisë së tyre për të gjetur punë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ky projekt do të organizojë pesë ngjarje nga tetori deri në dhjetor. Këto ngjarje do të përfshijnë seanca informuese për programet e edukimit dhe të praktikës, si dhe punëtori për krijimin e rrjeteve dhe arritjen deri tek punëdhënësit. Mysafirë nga sektori privat dhe publik do të ftohen për të folur në lidhje me mundësitë e punësimit. Ata do të japin këshilla se si  të zhvillohen aftësitë për punësim, si dhe do të ndihmojnë në rritjen e njohurive mbi të drejtat e punëdhënësit.

Pjesëmarrja në ngjarje do të jetë e dobishme për pjesëmarrësit, pasi që ata do të fitojnë njohuri më të mirë lidhur me tregun e punës duke rritur kështu mundësinë e punësimit.

Lajm i projektit