28. nëntor. 2016. | 7:16


Tregu i vetëm në Kosovë – Lansimi


Status: Finished

Partnerët dhe Mbështetësit: Zyra e federates se jashtme Britaneze dhe korporata Gjermane për zhvillim nderkombëtar (GIZ).

Synimet:

Nxitja e zhvillimit ekonomik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Veri të Kosovës (NVM), duke krijuar kushte të favorshme që ato të hynë në tregun e gjerë të Kosovës.

Përshkrimi:

Zhvillimi ekonomik është një faktor thelbësor në procesin e stabilizimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Pasi bizneset e pakicave (veçanërisht bizneset e serbëve të Kosovës në veri) kanë vështirësi më të madhe në qasjen e tregjeve (për shkak të një grup të gjerë të pengesave politike, sociale dhe juridike), është e nevojshme të ndihmojmë pakicat etnike në zhvillimin e SME-ve në komunitetet e tyre dhe në qasjen në tregun më të gjerë të Kosovës dhe të rajonit përmes krijimit të lidhjeve me homologët e biznesit. Për të arritur një mjedis ekonomik të bazuar në treg në veri të Kosovës, është e nevojshme të krijohen dhe të bartën këto komponente:

 • Kushtet e favorshme për përmirësimin e bizneseve, të ofruara nga palët e interesuara

 • Trajnimi dhe mbështetja, në menyrë që ata të mësojnë ti zhvillojnë bizneset dhe produktet e tyre.  

• Lehtësimi i kontakteve të bizneseve në veri me pjesën tjetër të Kosovës, në mënyrë që  të krijohen parakushte për bashkëpunim ekonomik të pavarur.

Rezultatet:

• Hartimi dhe vënia e bazave kanë nevojë për vlerësim- Kjo hartë, e prodhuar nga veriu i Kosovës, tejkalon mungesën kronike të të dhënave duke vlerësuar nivelin e pajtueshmërisë dhe potencialin për rritjen e NVM-ve ekzistuese. Keto të dhëna kuantitative dhe kualitative janë fituar nga kompanitë aktuale, llojin dhe klasifikimin e produkteve të dala në operacionet nga veprimet e tyre, si dhe perputhshmeria e tyre me ligjin pozitiv.

• Prodhimi i një doracaku që siguron informacion se si të fitohet qasje në tregun formal në rajon dhe se si të përmbushen standardet e kërkuara dhe legjislacionin në lidhje me sektorë të veçantë.

• Trajnime dhe punëtori për të mbështetur nevojat e kompanive që operojnë në veri të Kosovës në bazë të vlerësimit të bërë gjatë fazës së hulumtimit.

• Lehtësimet e takimeve biznes-me-biznes (B2B). Në fazen fillestare të projektit është vlerësuar se do të ketë pesë takime B2B, me nga dy grupe në secilin. Ky është një aktivitet pilot që do të ndihmojë për të identifikuar pengesat dhe zgjidhjet e mundshme të problemeve që mund të hasen.