23. tetor. 2017. | 9:38


Lëhtësimi i qasjes në dokumente personale


Status: Finished

Duration: 10/10/2017 - 10/01/2018

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është në harmoni me njërin nga pesë qëllimet e OJQ Aktiv: Të fuqizohet angazhimi i institucioneve të nivelit të qeverisjes lokale dhe asaj qendrore në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në procesin demokratik të vendimmarrjeve.   

Qëllimet e veçanta të cilët projekti do ti synon ti realizon janë:

1. Lehtësimi i procesit të integrimit në Kosovën Veriore përmes adresimit të pengesave të cilët shafqen gjatë marrjes së dokumenteve të lëshuara nga ana e pushtetit kosovar.

2. Promovimi i kontakteve ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve përmes ofrimit të informacioneve gjithëpërfshirëse dhe lehtë të kuptueshme për procedurën e aplikimit për nënshtetësi.  

3. Promovimi i rolit të institucionit të Ombudspersonit në adresimin e keqpërdorimeve institucionale dhe implementimin jo të rregullt të ligjit.

Në mënyrë që ti realizon qëllimet e numëruara, OJQ Aktiv do të ndërmarrë aktivitetet vijuese:

1. Përpilimi i broshurës informative në gjuhën serbe dhe gjuhën rome e cila shpjegon procedurën e aplikimit për nënshtetësi, dokumente personale dhe të udhëtimit.

Informatat të grumbulluara përmes intervistave do të publikohen në broshurë e cila do t’ju shpërndahet qytetarëve në diskutimet publike dhe do të promovohet në rrjetet sociale me qëllim qe qytetarët të cilët kanë probleme me marrjen e dokumenteve të ofrojnë informata të nevojshme.

2. Organizimi i kampanjës për rritjen e ndërgjegjësimit e cila do të prezanton broshurën dhe do të promovon institucionin e Ombudspersonit, dhe do të përbëhet nga katër diskutime, nga një në çdo komunë dhe kampanjë në rrjetet sociale.

Diskutimet publike do të shërbejnë për informimin e qytetarëve për drejtat dhe procedurat për paraqitjen e diskriminimit apo implementimit jo të rregullt të Ligjit për Ombuspersonin. Gjithashtu, diskutimet do të jenë mundësi për paraqitjen e problemeve tjera me të cilat qytetarët e këtyre komunave ballafaqohen gjatë qasjes në dokumente valide.

Lajm i projektit