3. tetor. 2018. | 11:25


"Krijimi i një Kosovës dygjuhësore"


Status: Ongoing

OJQ Aktiv gëzohet të ju paraqes projektin e ardhshëm që është në bashkëpunim me MPJ-në e Mbretërisë së Norvegjisë, projekt ky që do të fokusohet në krijimin e një Kosove dygjuhësore. Projekti "Krijimi i një Kosovës dygjuhësore" synon të arrijë ndryshime të qëndrueshme në politikat dhe praktikat institucionale që lidhen me mangësitë dhe keqpërdorimet në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë.

Projekti do të shfrytëzojë metodën "pozitive" të avokimit në të cilën inputet e politikave të bazuara në prova të identifikuara gjatë proceseve gjithëpërfshirëse me pjesëmarrje të përfituesve përdoren për të ndihmuar institucionet qeveritare për të ndryshuar dispozitat ligjore, politikat dhe praktikat, e që janë shkaqet e diskriminimit të të drejtave gjuhësore në Kosovë.

Në përgjithësi, projekti ka target vendimmarrësit relevant në Kosovë, të cilët kanë mandatin/ përgjegjësinë ligjore për ndryshimet që synojmë të i arrijm. Në mënyrë që të rritet kredibiliteti për ndryshimet për të cilat avokohet, kërkesat do të bazohen në rekomandime të politikave mbështetur në sistemin valid legjislativ. Rekomandimet politike do të bazohen në fakte të identifikuara drejtpërdrejt nga komunitetet që preken drejtpërdrejt, pas prezantimit të të drejtave gjuhësore të garantuara me ligj.

Qëllimi i këtij projekti është të bashkëpunojë dhe të ndihmojë komunitetin serb të Kosovës, komunitetet shqiptare të Kosovës në komunat me shumicë serbe, përfaqësuesit e zgjedhur të komunitetit serb në Parlamentin e Kosovës dhe ata qeveritarë, Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, si dhe Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e saj.

Lajm i projektit

Project meeting

17. tetor. 2018. | 2:39