Sfidat në zbatimin e dënimit me punë në dobi të përgjithshme

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se me datë 14 qershor 2023, organizata joqeveritare Aktiv, në partneritet me OJQ ACDC, realizoi një prezantim gjithëpërfshirës të raportit me temën “Dënimi alternativ me punë në dobi të përgjithshme” si pjesë e projektit “Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës” të mbështetur nga UNMIK-u.

Prezantimi i raportit ishte një moment i rëndësishëm në përpjekjet tona të vazhdueshme për të avokuar për praktika të drejta dhe efektive të së drejtës penale. Ngjarja mblodhi së bashku ekspertë, politikëbërës, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe pjesëtarë të komunitetit, të cilët kontribuuan në diskutime të frytshme dhe kuptimplota, si dhe në shkëmbim të njohurive.

Gjatë gjithë prezantimit, raporti theksoi gjetje dhe rekomandime kryesore të dala nga kërkimet dhe analizat e gjera të kryera nga ekipet tona të përkushtuara. Studimi shqyrtoi aspekte të ndryshme të dënimit me punë në dobi të përgjithshme, duke përfshirë efikasitetin e tij, promovimin e rehabilitimit dhe nxitjen e riintegrimit në komunitet.

Për më tepër, raporti vuri në pah raste studimore të suksesshme dhe shembuj nga jeta reale që demonstruan fuqinë transformuese të dënimit me punë në dobi të përgjithshme. Këto raste përforcuan nocionin se duke u ofruar individëve mundësi për t’u kthyer në komunitetet e tyre, ne mund t’i ndihmojmë ata të rindërtojnë jetën e tyre, të ngjallin ndjenjën e përgjegjësisë, poredhe të inkurajojmë ndryshime pozitive të sjelljes.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëmarrësit, folësit dhe organizatat që kontribuuan në suksesin e këtij aktiviteti. Vështrimet dhe perspektivat e tyre të vlefshme pasuruan të kuptuarit tonë për dënimin me punë në dobi të përgjithshme dhe potencialin e tij për të krijuar shoqëri më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse.

Kështu, Aktiv dhe ACDC mbeten të përkushtuara për të avokuar për miratimin dhe zbatimin e rekomandimeve të përshkruara në këtë raport si një alternativë e mundshme krahas burgimit. Ne besojmë fuqishëm se duke investuar në praktikat e drejtësisë restauruese, ne mund të adresojmë shkaqet rrënjësore të sjelljes kriminale, të promovojmë kohezionin social dhe të sigurojmë një sistem drejtësie të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Për më shumë informacion në lidhje me raportin mbi dënimin alternativ me punë në dobi të përgjithshme dhe për t’iu qasur raportit të plotë klikoni vegëzën e në vijim: https://ngoaktiv.org/wp-content/uploads/2023/06/Denimi-Alternativ-Puna-ne-dobi-te-pergjithshme.pdf

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd