OJQ Aktiv shpall thirrje për angazhimin e konsulentëve në dy fusha: barazia gjinore dhe vlerësimi i brendshëm i përdorimit të burimeve dhe plani i qëndrueshmërisë. Bëhet fjalë për një angazhim afatshkurtër konsulence në kuadër të forcimit të kapaciteteve të brendshme të organizatës për periudhën 2025–2028.

Vendi i angazhimit është Mitrovica e Veriut, me mundësi pune në distancë, ndërsa afati për aplikim është 5 maj 2026. Në fushën e barazisë gjinore, fokusi është në vlerësimin e praktikave ekzistuese të brendshme, identifikimin e mangësive dhe përcaktimin e masave konkrete për integrimin e perspektivës gjinore në punën e organizatës. Në kuadër të vlerësimit të përdorimit të burimeve dhe planit të qëndrueshmërisë, detyra përfshin analizën e konsumit të burimeve, identifikimin e joefikasiteteve dhe hartimin e një plani veprimi për përmirësimin e qëndrueshmërisë për periudhën 2026–2028.

Nga konsulentët e angazhuar pritet të ofrojnë rekomandime të përmbledhura, të strukturuara qartë dhe të zbatueshme, të përshtatura me madhësinë dhe modelin operativ të organizatës.

Aplikimet janë të hapura për individë ose ekipe, për një ose të dyja fushat, me mundësi kontraktimi të ndarë ose të përbashkët, në varësi të kualifikimeve.

Informacione të detajuara mbi kushtet dhe mënyrën e aplikimit janë të disponueshme në vetë thirrjen.

REQUEST FOR OFFERS – Aktiv – Gender and Environmenal Audit ALB

 

 

 

NGO AKTIV Mitrovica