FORUM PUBLIK QË SYNOJNË LEGJISLACIONIN Ë PËRDORIMIN E GJUHËVE (PRISHTINA)

PUBLIKUAR NË: 

Facebook
Twitter
LinkedIn

DETAJET E NGJARJES

Në emër të OJQ AKTIV dhe anëtarëve të Koalicionit të Kosovës për Pajtim, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në:

Forum publik që synojnë legjislacionin ë përdorimin e gjuhëve

në Hotel Prishtina në Prishtinë

me datë 29 qershor 2022

 

Kushtetuta (2008) dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve (2006) deklarojnë se shqipja dhe serbishtja janë gjuhë zyrtare që janë në përdorim të barabartë në të gjitha institucionet në Kosovë. Kjo barazi zyrtare e gjuhëve është një garanci e veçantë që u jepet komuniteteve joshumicë për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe akses të barabartë në shërbimet publike. Pozita e barabartë e pjesëtarëve të komunitetit serb, si dhe e banorëve të tjerë të Kosovës që mbështeten në gjuhën serbe në çështjet administrative dhe juridike, siç janë pjesëtarët e goranëve, boshnjakëve, pjesë e komunitetit rom, kroat dhe malazez, varet nga përdorimi i barabartë i saj nga institucionet. Dygjuhësia zyrtare apo institucionale, e krijuar në këtë mënyrë, është dëshmuar të jetë një standard shumë i lartë për t’u arritur nga institucionet e Kosovës. Përveç kufizimeve financiare dhe të personelit, duhet të punohet më tej për përmirësimin e kuadrit normativ për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore. Arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet: mos respektimi i rregullave ligjore, respektimi i pjesshëm i rregulloreve ligjore, keqinterpretimi i disa normave juridike, mungesa e vullnetit politik për zbatimin e plotë të së drejtës së përdorimit zyrtar të gjuhëve, mungesa e kuadrit profesional si përkthyes profesionistë korrektues etj.

 

OJQ AKTIV dhe partnerët e tij ju mirëpresin në atë që ne besojmë se do të jetë një diskutim i frytshëm, angazhues dhe i rëndësishëm!

 

AGJENDA

10:45 – 11:00                                      Arritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

11:00 – 11:15                                      Fjalimet hyrëse

11:15 – 11:55                                     Gjendja aktuale e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në nivele institucionale lokale dhe qendrore

11:55 – 12:30                             Hapat përpara: Si të sigurohemi që Ligji për Përdorimin e Gjuhëve të zbatohet në mënyrë adekuate dhe cilat janë mekanizmat ligjorë për arritjen e dygjuhësisë së qëndrueshme në nivel institucional në Kosovë

 

Kjo ngjarje mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd