OJQ Aktiv organizon konferencën me rastin e prezantimit të raportit “Shpalosja e sfidave të sigurisë përbrenda komunitetit serb në Kosovë”, i cili do të mbahet më 29 nëntor, në hotelin Sirius në Prishtinë, nga ora 11:00.
Raporti, i cili realizohet si pjesë e projektit “Shpalosja e sfidave të sigurisë përbrenda komunitetit serb në Kosovë”, sjell pikëpamjet e qytetarëve si dhe një pasqyrë të mekanizmave që në fokus të tyre të veprimit, duhet t’u mundësojë komuniteteve joshumicë të shprehin mendimet e tyre dhe të ndikojnë në proceset vendimmarrëse.
Ne do të paraqesim një vlerësim të efektivitetit të mekanizmave mbrojtës të komuniteteve joshumicë, hulumtime mbi të drejtat, interesat dhe nivelin e pjesëmarrjes politike të serbëve që jetojnë në jug të Ibrit, me theks të veçantë në çështjet e sigurisë në zonat me shumicë serbe.
Presim një diskutim interaktiv dhe dinamik që do të nxisë shkëmbimin e ideve, mendimeve dhe propozimeve.
Ky aktivitet mbështetet nga programi “EJA Kosova” i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i cili bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
AGJENDA
10:45 – 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
11:00 – 11:10 Fjala hyrëse
- Fjalimi përshëndetës
- Prezantimi i qëllimeve të projektit dhe konferencës
11:10 – 11:30 Prezantimi i Raportit
- Raporti shqyrton sfidat e sigurisë me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë, si dhe nivelin e pjesëmarrjes politike të serbëve në nivelin qendror të qeverisë.
11:30 – 12:30 Diskutimi
- Rishikimi i sfidave specifike lidhur me sigurinë e komuniteteve joshumicë.
- Konsiderimi i rolit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në mbrojtjen dhe sigurinë e komuniteteve joshumicë dhe identifikimi i fushave kyçe ku ka vend për përmirësim.
- Pyetje dhe pergjigje
- Përfundimi dhe rekomandime
Moderatori:
- Miodrag Milliqeviq, Drejtor Ekzekutiv i OJQ Aktiv
Panelistët:
- Lulzim Peci, Drejtor Ekzekutiv i KIPRED
- Goran Avramoviq, kryeredaktor i RTV KIM
12:45 – 12:55 Përfundimi dhe rekomandimet
Përkthimi në tre gjuhë do të sigurohet.