OJQ Aktiv prezanton Raportin
“GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË VERI TË KOSOVËS”
27 Qershor 2024
11:00
Qendra për Energji Qytetare (CEC), Mitrovica e Veriut
OJQ Aktiv prezanton Raportin “Gjendja e të drejtave të njeriut në veri të Kosovës”, i cili dokumenton shkeljet e mundshme të të drejtave të komuniteteve lokale në katër komunat veriore të Kosovës, si dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në media dhe hapësirë publike, në periudhën nga tetori 2023 deri në maj 2024.
Raporti është rezultat i monitorimit nga OJQ AKTIV, i cili përfshinte vizita javore në terren në katër komuna veriore dhe diskutime me palët e interesuara për të identifikuar shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut.
Raporti përfshin incidente të dokumentuara, tensione, retorikë të rrezikshme dhe gjuhë të urrejtjes, liston ngjarjet, reagimin e autoriteteve dhe të gjitha informacionet kryesore në dispozicion të mbledhura gjatë periudhës së monitorimit. Do të diskutojmë gjetjet e këtij raporti dhe do të shkëmbejmë mendime për hapat e mëtejshëm në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve lokale.
RENDI I DITËS
11:00 – 11:15 Regjistrimi i pjesëmarrësve
11:15 – 11:30 Fjala hyrëse:
- Fjalë përshëndetëse
- Prezantimi i objektivave të projektit
11:30 – 12:00 Prezantimi i raportit:
Dimitrije Obrenoviq, autor, OJQ Aktiv
- Vështrim i përgjithshëm i projektit
- Metodologjia e monitorimit
- Gjetjet kryesore dhe të dhënat
12:00 – 12:45 Panel diskutimi:
Goran Avramoviq, kryeredaktor i RTV KIM
Ardita Zejnullahu, drejtoreshë ekzekutive, AMPEK
Moderatore: Ivana Vanovac, kryetare e degës së UNS në Kosovë
13:00 – 13:30 Koktej rasti
Do të sigurohet përkthimi serbisht/shqip/anglisht.