Ftesë Prezantimi i Analizës krahasuese të mekanizmave juridikë dhe politikë për angazhimin vendimmarrës të komuniteteve joshumicë në Kosovë, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Hungari

PUBLIKUAR NË: 

Facebook
Twitter
LinkedIn

DETAJET E NGJARJES

Me kënaqësi ju ftojmë në konferencën ku OJQ Aktiv dhe organizatat partnere Matthias Bel Institute, Institute for Modern Development, z.s. dhe Republikon Foundation do të prezantojnë gjetjet e Analizës krahasuese të mekanizmave ligjor dhe politik për angazhimin vendimmarrës të komuniteteve joshumicë në Kosovë, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Hungari. Konferenca organizohet si pjesë e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së pakicave në proceset vendimmarrëse përmes punës dhe shkëmbimit të politikave” dhe do të mbahet më 13 mars 2024 në Hotel Sirius, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Gjithashtu, konferenca do të transmetohet në ZOOM (linku do të dërgohet në ditet në vazhdim).
Konferenca do të shërbejë si një platformë për të paraqitur rezultatet e analizës sonë gjithëpërfshirëse të kryera në Kosovë, Sllovaki, Hungari dhe Republikën Çeke. Përmes hulumtimeve të hollësishme dhe krahasuese, ne ishim në gjendje të eksploronim strategji për përmirësimin e përfshirjes së pakicave, të shqyrtojmë efektivitetin e mekanizmave ekzistues dhe të identifikojmë rrugët për veprim të përbashkët.
Folësit e ftuar në konferencë do të jenë:
Miodrag Milliqeviq (OJQ AKTIV)
Dr Svetluša Surová (The Matthias Bel Institute)
Michal Vit (The Institute for Modern Development)
TBS (Republikon Foundation)
Ne presim pjesëmarrjen tuaj.
Projekti është bashkëfinancuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë përmes Granteve të Vishegradit nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit. Misioni i fondit është të avancojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Qendrore.
Agjenda
E mërkurë, 13 Mars 2024, ora 11:00, Hotel Sirius, Prishtinë
10:45 – 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
Fjala hyrëse dhe prezantimi i projektit
11:00 – 11:15 Miodrag Milliqeviq, OJQ Aktiv Drejtor Ekzekutiv
Mekanizmat ligjor dhe politik për angazhimin vendimmarrës 11:15 – 11:25 Mekanizmat Ligjor dhe Politik në Kosovë 11:25 – 11:35 Mekanizmat Ligjor dhe Politik në Sllovaki 11:35 – 11:45 Mekanizmat Ligjor dhe Politik në Republikën Çeke 11:45 – 11:55 Mekanizmat Ligjor dhe Politik në Hungari
Perceptimi për disponueshmërinë dhe efikasitetin e mekanizmave 12:00 – 12:10 Vështrime nga Kosova 12:10 – 12:20 Vështrime nga Sllovakia 12:20 – 12:30 Vështrime nga Republika Çeke 12:30 – 12:40 Vështrime nga Hungaria
Diskutim i hapur dhe rekomandime
12:40 – 13:30 Diskutim dhe rekomandime
13:30 – 14:00 Dreka

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd