20. shtator. 2018. | 12:32


Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale në pjesën veriore të Kosovës


Status: Ongoing

Donator: Ambasada Britanike në Prishtinë

Përshkrimi: Projekti synon të rrisë llogaridhënien e qeverive lokale në katër komuna veriore të Kosovës: Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq përmes zhvillimit të modaliteteve dhe mekanizmave për pjesëmarrje më të madhe të grupeve të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe konsultimeve lokale.

Aktivitetet nga ky projekt janë dizajnuar për të krijuar lidhje më të forta mes grupeve joformale të qytetarëve dhe autoriteteve lokale (komunale), duke rritur kësht niveli e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal.

Ky qëllim do të arrihet përmes formimit të një sërë grupesh joformale (duke përfshirë aty edhe përfaqësues të grupeve të ndjeshme shoqërore) të qytetarëve që do të artikulojnë dhe paraqesin shqetësimet e tyre tek zyrtarët e tyre të zgjedhur. Kjo jo vetëm që do të shërbejë për të forcuar rolin e tyre në procesin e vendimmarrjes, por gjithashtu do të çojë në një shkallë më të lartë të llogaridhënies në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal.