28. mars. 2019. | 3:36


Qytetar Aktiv


Status: Ongoing

Donator: Qendra Internacionale Olof Palme

Kohëzgjatja: 01.01.2019- 31.12.2019

Përshkrimi: Projekti ka për qëllim të rrisë nivelin e bashkëpunimit të grupeve qytetare në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, në 8 (tetë) target komunat me shumicë Serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Graçanicë, Novobërdë, Shtërpcë, dhe Partesh.

 

Objektivi kryesor i këtij projekti është rritja e kapaciteteve të grupeve formale të komuniteteve (me theks të veçantë në grupet e grave dhe të rinjëve) në komunat e përzgjedhura, për të identifikuar nevojat dhe për t’u angazhuar në iniciativa aktive për arritjen e tyre.

Në të njejtën kohë, ky veprim parashikon që brenda këtij projekti të siguroj ndihmë direkte tek autoritetet komunale relevante për të rritur përgjegjshmërinë, përfshirjen dhe transparencën e praktikave qeverisëse ekzistuese. Aktivitetet e propozuara në këtë projekt janë të dizajnuara për të prodhuar rezultatet e mëposhtme:

Rezultati 1:  Rritja e kapaciteteve dhe mundësive të grupeve civile për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse në nivel lokal;

Rezultati 2:  Të përcaktohen praktikat në lidhje me përfshirjen e grave në proceset vendimmarrëse dhe sistemet qeverisëse lokale, dhe të identifikohen masat për përmirësimin e pabarazive;

Rezultati 3: Krijimi i një mekanizmi të matshëm dhe objektiv për vlerësimin e efikasitetit të autoriteteve komunale në adresimin e nevojave të qytetarëve.

Ekipi i projektit të AKTIV-it ka identifikuar koordinatorët për secilën komunë, të cilët do të jenë përgjegjës mbi ndërlidhjen midis komuniteteve lokale dhe përfaqësuesve të tyre lokalë. Përveç kësaj, koordinatorët do të organizojnë takime me banorë/qytetar nga secila prej komunave të synuara.

Çdo grup i banorëve/qytetarëve do të ketë mundësinë të takoj përfaqësuesit e tyre lokal. Për më tepër, ekipi i projektit të AKTIV-it do të hartojë një raport mbi transparencën e secilës komunë që do të matet me metodologjinë e përcaktuar më lartë. Gjithashtu, ekipi i projektit të AKTIV-it do të hartojë një Raport Përmbledhës mbi Balancin Gjinor në pozitat vendimmarrëse menaxheriale.

Lajm i projektit